
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Paris ka takuar ish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
“Si gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim dhe të Kosovës, Presidentin Bill Clinton. Së bashku e kujtuam Presidentin Chirac dhe angazhimin tonë të përbashkët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ai.
Presidenti Thaçi po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish presidentit të Francës, Zhak Shirak. /Gezeta Mejdani/
Discussion about this post