Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderime të larta nga garda shtetërore në Uashington, ku ka zhvilluar takim me zëvendëssekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Norquist, në Pentagon.
Në video shihet garda shtetërore amerikane që pret presidentin Thaçin tek shkon në takimin e tij zyrtar në Pentagon, ku ka diskutuar në lidhje me thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe NATO-në në aspektin e sigurisë.