Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Thaçi: Njohja Kosovë-Izrael nuk e cenon partneritetin me Turqinë, jam në kontakt të vazhdueshëm me presidentin Erdogan!

September 7, 2020
12
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Thaçi-Erdogan

“Unë jam në kontakt me presidentin Erdogan, kam diskutuar në telefon dhe kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësor e vëllazëror me Turqinë”, tha presidenti kosovar Hashim Thaçi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe se paralajmërimi i njohjes së ndërsjellë të shtetësisë midis Kosovës dhe Izraelit që u bë në Washington me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik më 4 shtator, nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Thaçi nëpërmjet një konference për media, ku foli rreth marrëveshjes në Washington, tha se ka pranuar shqetësimin nga Liga Arabe dhe nga Turqia për çështjen e njohjes së ndërsjellë Kosovë-Izrael, por shtoi se për këtë ka diskutuar me telefon edhe me presidentin e Turqisë, Erdoğan.

“Shqetësimi që kemi marrë edhe nga Liga Arabe, por dhe nga presidenti Erdoğan sa i përket njohjes së ndërsjellë Izrael-Kosovë, unë jam në kontakt me presidentin Erdoğan, kam diskutuar në telefon dhe kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin strategjik dhe miqësor e vëllazëror me Turqinë. Kështu që tani do të kemi aleatë edhe më të mëdhenj edhe më të fuqishëm në rrafshin e fuqizimit global të shtetit të Kosovës”, tha Thaçi.

Duke folur rreth marrëveshjes së 4 shtatorit për normalizim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në prani të presidentit amerikan Donald Trump, Thaçi shprehu mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilat tha se kanë qëndruar pranë Kosovës në hapat e saj për liri, ndërtim të shtetit dhe integrime euro-atlantike.

Thaçi tha se ndihet krenar dhe i lumtur që pas punës së përbashkët për më tepër se dy vite me administratën e presidentit Trump dhe përkushtimin e emisarit Richard Grenell, arritën të formalizohen këto përpjekje.

“Kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këto dy dekada për Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij procesi jo të lehtë, në fakt shumë të vështirë, hasëm në vështirësi, akuza, pengesa, konspiracione të shumta nga shumë anë. Me formalizimin e marrëveshjes, të gjitha këto u treguan të rrejshme, të paqëndrueshme dhe paragjykuese”, tha Thaçi, duke kritikuar zërat që paraprakisht këtë marrëveshje e konsideronin të dëmshme për vendin.

Presidenti kosovar tha se ajo çfarë është më e rëndësishmja është kthimi në lidership i SHBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi se sa i përket mungesës së tij në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, më me rëndësi se kjo është “shpirti dhe substanca e marrëveshjes”.

Delegacioni kosovar i kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti bashkë me atë serb të kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, nënshkruan marrëveshje e cila u konsiderua historike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike, që përfshin zhvillim ekonomik të të dyja vendeve ballkanike, rritje të mirëqenies sociale për qytetarët, projekte infrastrukturore, linja hekurudhore dhe autostrada dhe ujdi të tjera politike.

Ndërkaq, sot, delegacionet pritet të zhvillojnë takim në Bruksel. Ky është takimi i tretë i nivelit të lartë i dialogut Beograd-Prishtinë dhe i dyti me prezencë fizike në Bruksel që nga rifillimi i dialogut në korrik.

ShareTweet

Related Posts

Mustafë Bajrami/ Sondazhet e fundit: Erdogan lideri politik më i pëlqyer në Turqi, AKP prinë para partive tjera!

August 6, 2022

Erdogan i prerë në lidhje me Suedinë dhe Finlandën: Ose të marrin hapat e duhur, ose s’ka anëtarim në NATO, 2023-ta do të ndryshojë çdo gjë!

July 19, 2022

Ministri izraelit Frej: Kosova është e rëndësishme për Izraelin!

April 13, 2022

Lajmi i Fundit/ Evropa ndalon importet e qymyrit nga Rusia duke filluar nga gushti 2022!

April 8, 2022

Pse dhe sa e mbështetë Turqia Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë!

February 18, 2022

Erdogan kështu e shpreh admirimin e tij për popullin shqiptar: Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë!

January 17, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.