
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi bëri të ditur se të hënën do të fillojë takimet me liderët e partive politike, për të marrë opinionet e tyre në lidhje me formimin e Qeverisë së re.
Ai tha se do të mundohen që në këtë gjendje në të cilën gjendet Kosova të evitojnë shpërbërjen e Kuvendit.
“Pas krijimit të situatës së re dhe rënies së Qeverisë, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe Ligjet, nga e hëna do të fillojë konsultimet me liderët e partive politike, me mbizotërimin e kritereve, për mundësinë e formimit të Qeverisë së re, por fokusi im do të jetë në çdo rrethanë të eliminohet mundësia për zgjedhje të reja apo shpërbërja e kuvendit. Nga e hëna në mëngjes do t’i ftojë liderët e partive politike, të dëgjoj opinionet e tyre dhe të prezantoj kriteret mbizotëruese për të formuar Qeverinë e re”, ka shkruar Thaçi./Gazeta Mejdani/