Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova në ditët në vijim do të ketë Qeveri të re dhe kjo është vullneti i 91 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Thaçi ka thënë se së shpejti Kosova do ta ketë Qeverinë e re të saj dhe nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit të Kosovës e as zgjedhjet të reja në vend.
Presidenti tha se nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, 91 prej tyre janë që të të ketë Qeveri të re.
“Unë do ta respektoj vullnetin e tyre, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Në ditët e ardhshme, Kosova do të ketë Qeveri të re dhe nuk do të ketë shpërbërje të Kuvendit dhe as zgjedhje të reja”, ka shkruar Thaçi, transmeton Gazeta Metro.
“Kosova ka aftësi dhe maturi që edhe përkundër kësaj pandemie të formojë Qeveri të re dhe të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.