
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar Emisarin Special të Presidentit Trump, Richard Grenell për marrjen e detyrës së Drejtorit të Përkohshëm të Inteligjencës Kombëtare.
Thaçi përmes Twitterit ka shkruar se emërimi i Richard Grenell nga Presidenti Trump është një zgjedhje shumë e mirë.
“Një vendim shumë i mirë nga Presidenti Donald Trump për ta emëruar Richard Grenellin si Drejtor i Përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare. Ambasadori Grenell ka bërë një punë të shkëlqyeshme si i Dërguar Special në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Rick të uroj sukses të madh në misionin tënd të ri për të mbajtur ShBA-në dhe botën të sigurtë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.