Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Testimi për COVID-19 edhe në laboratorët privatë!

August 10, 2020
2
SHARES
750
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Duke nisur nga kjo javë, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë do të fillojnë të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi.

Testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur coronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut. Ndërkaq, testi PCR përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë të ditur më 7 gusht se nga 123 aplikacione të institucioneve shëndetësore, kanë shqyrtuar 37 prej tyre dhe kanë licencuar 33 laboratorë të testime për COVID-19 – 31 institucione ofrojnë shërbime për teste serologjike dhe vetëm 2 laboratorë, do të ofrojnë testime PCR.

Zemaj tha se nga kjo javë laboratorët privatë të licencuar, mund të fillojnë me testime për COVID-19.

Çmimi i një testi serologjik, jo më shumë se 20 euro

Për testime serologjike për COVID-19, ka aplikuar edhe laboratori privat në Prishtinë ‘Analiza’.

Valon Sopa, udhëheqës i këtij laboratorit, tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë se a janë licencuar. Megjithatë, ai pret që të hënën, më 10 gusht, të marrin licencën nga Ministria e Shëndetësisë dhe të fillojnë me testime serologjike.

Sa i përket çmimeve për teste serologjike që do të mund të kryhen në këtë laborator, Sopa thotë se nuk do të jetë më i lartë se 20 euro.

“Çmimet i përcaktojmë vet. Ende nuk e dimë saktë pasi që nuk i kemi marrë ende testet nga doganat për të cilat na diktojnë çmimet, por kështu do të jenë (20 euro). Këto çmime nuk na janë diktuar nga askush. Por, janë çmime të arsyeshme duke pasur parasysh edhe situatën”, thotë Sopa.

Disa spitale në Prishtinë kanë paralajmëruar se mund të bëjnë teste me metodën PCR për COVID-19, dhe çmimi mundet të jetë deri në 50 euro.

Ofertat dhe kërkesat diktojnë çmimet

Sa i përket çmimeve, autoritetet në Kosovë nuk mund ta përcaktojnë çmimin, pasi që sektori privat i nënshtrohet konkurrencës së tregut të lirë. Oferta, kërkesa dhe tregjet e jashtme përcaktojnë çmimet e produkteve të caktuara.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë patën deklaruar se me lejimin e testimeve në sektorin privat do të mbikëqyren nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), si institucioni i vetëm që kryen teste valide për COVID-19.

“Raportimi në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik duhet të jetë në baza ditore”, pati thënë për Radion Evropa e Lirë, Faik Hoti zëdhënës në Ministri të Shëndetësisë.

Kosova me pak testime për COVID-19

Deri tani në Kosovë teste për COVID-19 ka kryer vetëm IKSHPK-ja, derisa më 17 korrik kanë filluar të bëhen teste serologjike edhe në sektorin primar shëndetësor, në Qendrat e Mjekësisë Familjare, që janë kompetencë e Komunës së Prishtinës.

Që nga paraqitja e rasteve të para më coronavirus në Kosovë më 13 mars, Kosova është vlerësuar se ka bërë pak teste për COVID-19.

Momentalisht në IKSHPK bëhen prej 400 deri në 500 testime në ditë.

Deri më datën 9 gusht, IKSHPK-ja ka testuar 40,646 persona të dyshimtë për coronavirusin e ri.

Ministria e Shëndetësisë, deri në fund të këtij viti ka thënë se është menduar t’i ketë 100 mijë teste virologjike dhe dyfishin e testeve serologjike, me të cilat do të testohet popullata në mënyrë që të diagnostikohet COVID-19, por edhe të shihet shkalla e imunitetit të fituar të popullatës, të cilët nuk janë diagnostikuar asnjëherë me coronavirus. /Gazeta Mejdani/

ShareTweet

Related Posts

Dalin dy video me pamje të rralla nga laboratori shumë i diskutueshëm i Wuhan – prej nga supozohet të ketë dalur Covid-19!

April 21, 2020

Detaji në fotot brenda laboratorit të Wuhan-it shtoi dyshimet se koronavirusi ka shpërthyer nga aty!

April 20, 2020

A ishte coronavirusi me origjinë nga një laborator kinez?

April 19, 2020
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.