Në mënyrë që të mos përhapen dezinformacione, Qeveria e Turqisë i ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të informohen vetëm nga burime të besueshme informacioni.
Gjithashtu, qytetarëve u është bërë thirrje t’i përcjellin dhe zbatojnë këshillat që u vijnë nga zyrtarë kompetentë në lidhje me tërmetin.
Përdryshe, informatat e pavërteta mund të përhapin panik në mesin e qytetarëve.