Si pasojë e tërmetit janë dhjetëra ndërtesa dhe shtëpi të rrënuara, çarje në rrugë të mjaftueshme për të gëlltitur makina në Mirpur, një qytet në anën pakistaneze të Kashmir.
Epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në veri të Jhelam, rreth 120 kilometra nga kryeqyteti Islamabad në një thellësi relativisht të vogël prej 10 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, transmeton KosovaPress.
Trupat me ekipet e ndihmës ajrore dhe mjekësore dhe batanije, tenda dhe pajisje kuzhine u dërguan në zonat e rrezikuara.
Dëmi më i madh u shkaktua midis qyteteve Xhelam dhe Mirpur. Kryeministri Imran Khan shprehu shqetësim të thellë për dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti dhe i udhëzoi të gjitha departamentet të ofrojnë ndihmë të menjëhershme.
Discussion about this post