Persona të panjohur kanë qëlluar për vdekje djalin 3 vjeçar të biznesmenit dhe deputetit, Vyacheslav Sobolev në Ukrainë.
Vrasësit si objektiv kishin Vyacheslav Sobolev, por plumbi goditi djalin e tij, i cili ishte në makinë me të.
Vogëlushi vdiq në ambulancën gjatë rrugës për në spital.
Menjëherë policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Sobolev është një biznesmen nga Donetsk, një qytet me afro 1 milion njerëz në Ukrainën Lindore që nga viti 2014 ishte i okupuar nga forcat separatiste ruse. Ai u zgjodh në Këshillin e Oblastit të Kyiv në 2015 si përfaqësues i Bllokut Petro Poroshenko, partia e ish-presidentit. Ai zotëronte një zinxhir dyqanesh ushqimore në Donetsk dhe shërbeu si nënkryetari i Naftogaz, ndërmarrjes shtetërore të gazit dhe naftës./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post