Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Teknologjia e turizmi në Kosovë, në shënjestër të investitorëve izraelitë!

March 10, 2021
13
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Izraeli-Kosova

Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, përveç rëndësisë politike, hap perspektivë për bashkëpunim në rrafshin ekonomik, të tregtisë dhe inovacionit, thotë Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane.

Investimet nga Izraeli në Kosovë, shkëmbimet mes këtyre dy shteteve, sipas të dhënave zyrtare, nuk kanë qenë në nivel të lartë, krahasuar me shtetet tjera.

Sipas statistikave të Doganës së Kosovës, vitin e kaluar nga shteti i Izraelit janë importuar produkte në vlerë prej rreth 22 milionë euro, kryesisht derivate të naftës dhe produkte të plastikës, kurse eksporti i produkteve të Kosovës në këtë shtet ishte minimal, në vlerë prej rreth 85 mijë euro.

Rreth 1.6 milion euro investime nga Izraeli

Kurse gjatë viteve të fundit, në Kosovë investimet e huaja nga Izraeli, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kanë qenë rreth 1.6 milion euro. Nga kjo shumë, rreth një milion euro u investuan në sektorin e patundshmërive, kurse pjesa tjetër është investuar në sektorin e tregtisë. Ndërkaq, në vitin 2020, vlera e remitencave nga Izraeli ishte rreth 170 mijë euro, thuhet në një përgjigje nga BQK-ja dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt në një ceremoni virtuale, në të cilën ish-ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin, ku thuhej se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në Prishtinë është hapur Korporata për Zhvillim dhe Investime Kosovë – Izrael, (KIDIC) qëllimi i së cilës, thuhet të jetë zhvillimi dhe rritja lidhjeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Në faqen zyrtare të kësaj korporate, thuhet se “KIDIC ofron një portë ideale për zhvillimin e biznesit, mundësi dhe bashkëpunim ndërmjet organizatave në Kosovë dhe Izrael”.

Kurse sektorët në faqen zyrtare të kësaj korporate që përmenden janë: sektori i teknologjisë, mbrojtja dhe siguria, përgjigjja ndaj katastrofave dhe emergjencave, agrikultura, kërkimet mjekësore dhe eksport-importi.

Përfaqësues të kësaj korporate nuk kanë pranuar të flasin në këtë moment për Radion Evropa e Lirë.

Koca: Kosova ka kushte për investitorët izraelitë

Por, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Hajriz Koca, i cili ditë më parë ka pasur takim me përfaqësues të kësaj korporate, ka thënë se ata janë interesuar për kushtet që ofron Kosova për investitorët e huaj.

KIESA është agjenci shtetërore e Kosovës, mandati i së cilit është të promovojë dhe mbështesë investimet, eksportin, turizmin, ndërmarrjet e vogla e të mesme si dhe zonat e veçanta ekonomike në Republikën e Kosovës.

“Fushat në të cilat investitorët nga Izraeli janë interesuar që të investojnë janë turizmi, hotelieria dhe industrinë e drurit. Ne i kemi shoqëruar në vizita të ndryshme. Gjithashtu ata janë të interesuar për një investim rajonal, pasi me këtë hap do të sigurojnë më shumë treg”, tha Koca.

Zeka: Kosova mund të përfitojë në aspektin ekonomik

Edhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane, thotë se njohja reciproke në mes Kosovës dhe Izraelit, përveç rëndësisë politike do të ketë efekte pozitive në aspektin ekonomik, si mundësi për rritje të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.

Duke ditur të arriturat e shtetit të Izraelit në aspektin teknologjik dhe inovacionit në përgjithësi, Zeka thekson se kjo është mundësi nga e cila mund të përfitojnë organizatat dhe institucionet e Kosovës.

“Ne si Odë Ekonomike Amerikane, duke qenë pjesë e të njëjtit Këshill të odave amerikane, tashmë kemi bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në shtetin e Izraelit dhe shumë shpejtë presim që të kontribuojmë në avancimin ekonomik në mes dy shteteve”, tha Zeka.

Zeka beson se Kosova posedon resurse të mjaftueshme që janë të përshtatshme për investitorët izraelitë.

“Pavarësisht që Kosova nuk ka arritur të materializojë mirë ofertën për investitorët e huaj, Kosova megjithatë ofron elemente të rëndësishme për të bërë biznes dhe tërheqjen e investitorëve ndërkombëtarë. Është fuqia e re punëtore, pozita e saj gjeografike, relieve dhe burimet natyrore të cilat disponon Kosova”, tha Zeka.

“Sektorët që mund të jenë atraktivë për investitorët izraelitë, mund të jetë sektori i përpunimit të ushqimit dhe pse jo duke qenë se Kosova është në një udhëkryq ndërmjet Azisë dhe rajonit të Evropës, është e rëndësishme edhe për sektorë dhe industri të tjera”, shtoi ai.

Investimet e huaja në Kosovë viteve të fundit kanë shënuar rënie. Në vitin 2018 investimet e huaja arritën vlerën prej 213.7 milionë euro, kurse Kosova kishte mbyllur vitin 2019 me 265 milionë euro investime ndërkombëtare.

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit ishte paraparë me Marrëveshjen e 4 shtatorit 2020, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Po ashtu, në këtë marrëveshje ishte paraparë edhe hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ndërkaq në rastin e Serbisë, është paraparë zhvendosja e Ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Ambasada turke në Prishtinë më herët kishte kundërshtuar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Bashkimi Evropian, më 2 shkurt të vitit 2021, ka shprehur keqardhje për vendimin e Kosovës që të hapë Ambasadën e saj në Jerusalem, qytet të cilin BE-ja e konsideron me status të pazgjidhur.

Administrata e ish-presidentit Donald Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit më 2017 dhe në maj të vitit 2018 hapi Ambasadën amerikane në këtë qytet.

Ky vendim nxiti kritika në mesin e palestinezëve, vendeve me shumicë myslimane dhe shumë shteteve në Evropë, të cilët shprehën shqetësimin se një vendim i tillë do të mund të minonte prospektet për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

ShareTweet

Related Posts

Pse deri më sot askush nuk arriti t’i rendis shkaqet pse Kosova qe 15 shekuj nuk rahatohet!

September 19, 2022

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën, a është ky kërcënim?

August 6, 2022

Mustafë Bajrami: As Serbia nuk flet kaq shumë keq për Kosovën e shqiptarinë sa flasin vetë shqiptarët kundër vetvetes, kjo është e tmerrshme!

July 13, 2022

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

June 7, 2022

Ministri izraelit Frej: Kosova është e rëndësishme për Izraelin!

April 13, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.