Në orët e para të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë dhe therje me thikë në klubin e natës ‘Duplex’. Nga ky rast ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Rastin për Metron e ka konfirmuar, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 02:00, në stacionin policor Qendra në Prishtinë është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Rinia”, ku pas një zënke (ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë), në mes të disa personave, lëndime nga arma e ftohtë (thike) ka pësuar viktima R. A. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka identifikuar tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, ka thënë Ahmeti.
Në këtë klub nate ka pasur edhe muaj më parë të shtëna, ku mbetën të plagosur disa persona.