Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas sulmit të së dielës.
Me anë të një postimi në X, Chollet bëri të ditur se kryeministrit, Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime për vdekjen e policit, Afrim Bunjaku ndërsa presidentit serb, ALeksandër Vuçiq i ka theksuar nevojën për de-eskalimin e situatës në veri.
Ndërkaq, të dyve u ka thënë se është e rëndësishme rikthimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.