
Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti kanë shtrënguar duart sonte në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Në pritjen e organizuar nga presidenti në 12 vjetorin e pavarësisë të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e rinj të institucioneve të cilët u përshëndetën nga Thaçi.
Me gjithë raportet e ftohta në mes tyre, në fund u pa se Thaçi shtrëngoi duart me Kurtin dhe bashkëshorten e tij si dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.
Kjo e fundit me marrjen e detyrës i ndërroi vendin në zyrën e saj në Kuvend, fotografisë së presidentit Thaçi, duke hapur debat.