Kryetari i GP të PDK-së në Kuvend, Abelard Tahiri, sot i tha Kurtit se qytetarët e kanë refuzuar Kurtin në zgjedhjet lokale që u mbajtën javën e kaluar.
Teksa iu ka drejtuar Kurtit me disa fjalë, Tahiri i tha “mos u zgërdhij”, duke vazhduar fjalën e tij për refuzimin e gazit amerikan.
“Do ta shohim në vazhdim, janë zbutë. E kuptoj që është zbut kryeministri sepse kryeministrin e kanë refuzu qytetarët. Ju ke kërkuar me bashkëqeverisë, të kanë refuzu. Qeverisja jote ka ngjallë pasiguri e frikë te qytetarët. Qeverisja jote e ka refuzu projektin ma të rëndësishëm, pas pavarësisë. Po me pëlqen arroganca jote, çdo ditë du me t’pa qashtu, por po ndihem keq si qytetar sepse po degradon vendi me këtë arrogancë që e ke. S’kam qare pa u marr pak me ty, e emëron ministrin e Shëndetësisë e bën nji lajm, nesër i shkon në vizitë me bë edhe një lajm tjetër. Kqyre me çka mundohesh me mbulu ditën”, tha Tahiri.
Ai i tha kryeministrit se ka mbetur me vetëm katër komuna, teksa ka përmendur se PDK-ja do të udhëheq me nëntë komuna.
“Se di a e ke kuptu se na patët lodh 14 shkurti, 14 shkurti. Ka ardh 14 nëntori. A e din me sa komuna ke mbet kryeministër. A e din kryeministër se ke mbetur me 4 komuna që i përfshinë komplet 220 mijë qytetarë. Domethënë PDK-ja i qeverisë 9 komuna që i përfshinë diku 620 mijë qytetarë. Qe ku je mbet kryeministër, apo e sheh”, ka thënë Tahiri.