Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Ta bëjmë Shqipërinë me katunarët!

July 21, 2020
3
SHARES
1.4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Irsa Ruçi

Ka ndodhur shpesh në ligjërimet publike gjatë viteve të pluralizmit shqiptar, që çdo parti politike kur merr pushtetin, deklaron se do i japin frymë evropiane këtij vendi, duke vendosur në pozicione drejtuese të rinjtë e diplomuar në universitetet jashtë Shqipërisë.

Shkruan: Irsa Ruçi

Arsyetimi që shpesh artikulohet është se ata do sjellin një tjetër mendësi, priren të jenë më të ndershëm dhe me vizionin për të realizuar ndryshimet aq euforike çdo fillim mandati. Emrat e tyre reklamohen (ndjesë për egoizmin) si shpalljet e vdekjeve nëpër muret e vdekura të fejsbuqeve të institucioneve që i mbajnë me bukë.

Për shembull, “Ministria e Hiçmosgjësë” trumbeton shabllon emra hajvanësh (i quaj të tillë përderisa pranojnë të pozojnë të ngrirë me buzëqeshjet e shtirura pa dhënë asnjë kontribut konkret për të merituar një vend në atë hapësirë publike), që kanë përfunduar një shkollë me reputacion, apo shpesh dhe një shkollim fantazëm (nga ato që ka plot e pafund edhe në botën perëndimore) me pretendimin se ata do jenë çelësi i suksesit. Në fakt, në fund rezultojnë se janë çelësi kopil që i hapin dyert me shumë më tepër forcë sesa “të pagdhendurit” e këtushëm.

Dhe, pikërisht në këtë fazë fillon teatri: Çdokush fryhet me emra universitetesh që në pamje të parë duket se shesin imazh, një treg që bredh nga një cep i botës në tjetrin, kush e kush të ketë patentën e shkollimit me më shumë yje, për të dëshmuar kokën plot, duke harruar se nuk mjafton vetëm të mbash mbi supe një kokë, le të themi harvardiane, por duhet shumë b*thë që t’i dalësh për zot terrenit të vështirë ku operohet në Shqipëri, për të cilin nuk të diplomon asnjë universitet, përveç ndjeshmërisë njerëzore për ta parë vuajtjen e tjetrit njësoj sikur të ishte jotja.

Nuk të mëson asnjë fakultet si të jesh i ndershëm apo hajdut, të bëhesh i drejtë në punë apo mashtrues, të sillesh si shenjtor a ordiner, kur të gjendesh në situatën që do kesh përpara teje miliona lekë për të cilat të vendosësh: t’i vësh në funksion të zhvillimit të vendit apo të mbushësh xhepat si honxho – bonxho që e di se e ke të shkurtër jetën politike dhe të lëpish e të lëpihesh sa je në kohë? Ky është mëkati që nuk e kanë përballuar dot as ata pesë yjorshët që fryhen si gjela deti me copa kartonësh ndër dhëmbë, e brekëgrisur nëpër këmbë.

Për vite me radhë, vula ndërkombëtare në diplomat e atyre që erdhën me tangërllik të madh nuk i ka sjellë ndonjë progres Shqipërisë, nuk e kanë nxjerrë dot nga bataku ku fundoset përherë e më shumë prej pangopjes dhe lakmisë, madje shpesh i kanë humbur identitetin. Në emër të ndërkombëtarizimit të tyre, është banalizuar gjuha jonë shqipe. Në çdo pozicion pune, që nga sanitarja dhe deri në strukturat më të larta vendimmarrëse kërkohet njohja e gjuhëve të huaja dhe ky fakt shitet si arritje. Dhe absolutisht është shumë pozitive, sepse çdo gjuhë e huaj që mësojmë është një botë që rritet bashkë me ne, për të kapërcyer kufijtë. Sepse brenda gjuhës jemi të barabartë, pa ndasi, me të njëjtat ndjeshmëri e pritshmëri.

Por, problemi qëndron në kujdesin që po i japim gjuhës shqipe: A po na intereson, apo jemi bërë krejtësisht indiferentë dhe mospërfillës ndaj pasurisë më të shtrenjtë që kemi trashëguar si komb? A duhet të jemi kaq të qetë dhe mospërfillës kur e dimë shumë mirë se kemi dhe vendimmarrës që nuk dinë ta flasin shqipen; i hanë shkronjat e saj, e përgjysmojnë pa e çarë kokën; e përdhosin, e madje ne u lëmë në dorë që edhe të hartojnë politikat e përkujdesjes ndaj saj? Duhet të jemi të qartë me veten, ç’duam të na vlejë më shumë në vendin tonë, ku duhet t’i kemi sytë; dhe më tepër shpirtin.

Besoj se ka ardhur koha që ta bëjmë Shqipërinë me ata që i kanë jetuar dhembjet e saj, kanë vuajtur bashkë me këtë vend, që nuk ikën për një jetë më të mirë dhe erdhën të ngrefosur me arsenalin e krahëve të nxehta me vete, por zgjodhën të ndërtojnë një shoqëri më të mirë, në këtë ambient që më i forti të vë shpesh shqelmin sapo sheh se s’ta del dot; duke i rezistuar emrit, famës apo suksesit që të sjell promovimi, por me kokën ulur krijuan të nesërmen e vetes, të familjes së tyre dhe jetojnë ndershmërisht ditët.

Është koha që Shqipërinë ta bëjnë pikërisht “katunarët” që nuk ju ndanë halleve të kësaj toke, që lindën dhe u rritën duke parë mungesa, e zgjodhën që boshllëqet t’i mbushin me punë. Është koha që Shqipërinë ta drejtojnë njerëzit e ndershëm, ata që i njohin problemet si mendësi për zgjidhje dhe jo si mundësi për të përfituar prej dobësisë së më të dobëtëve. Do vijë ajo ditë për Shqipërinë dhe do jetë shumë e afërt madje, sepse vuajtjet më të mëdha, kur arrijnë të prekin qenien njerëzore deri në identitet, sjellin shpërthimet më të forta. Ky vend do shumë dashuri, e shkëlqimin do ja sjellin ata që fuqinë nuk e masin as me para e as me bërryla, por me zemër dhe shpresë.

ShareTweet

Related Posts

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë!

January 17, 2022

Rama takohet me Blinken sot në Bruksel!

June 13, 2021

Numërohen mbi 31% votave! PS e para në 9 qarqe, PD në 3! KQZ shpall PS-në fituese në njësinë 10 në Tiranë!

April 26, 2021

Publikohet videoja e sulmit me thikë brenda xhamisë në Tiranë!

April 23, 2021

Pse duhet me qenë konservator!

March 24, 2021

Sa ‘vota’ ka Erdogan në Shqipëri?

February 15, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.