Është hedhur tashmë shorti për çiftet çerekfinale të Ligës së Evropës, të cilat si asnjëherë më parë do të zhvillohen me nga vetëm një ndeshje.
![liga e evropes](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2020/07/liga-e-evropes.jpg)
Në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00 ka filluar gjithçka për kompletimin e çifteve çerekfinale të Ligës së Evropës dhe tashmë ekipet kanë mësuar kundërshtarët.
Fillimisht do të luhen ndeshjet e mbetura të 1/8-tës Inter-Getafe, Sevilla-Roma në Gjermani si vend neutral, pasi nuk është zhvilluar asnjëra përballje.
Me datë 5-6 gusht do të zhvillohen gjithashtu edhe ndeshjet e kthimit Eintracht Frankfurt 0-3 Basel, Stamboll Basaksehir 1-0 FC Kopenhagen, LASK 0-5 Manchester United, Olympiakos 1-1 Wolves, Rangers 1-3 Bayer Leverkusen, Wolfsburg 1-2 Shakhtar Donetsk.
Në çerekfinale do të përballen fituesi i ndeshjes Shakhtar Donetsk-Wolfsburg me fituesin e Basel-Frankfurt, fituesi i takimit Man Utd-LASK me fituesin e Copenhagen-Istanbul Basaksehir, fituesi i Inter-Getafe me Leverkusen-Rangers dhe fituesit i ndeshjes Wolves-Olympiacos me Roma-Sevilla.
Përveç ndeshjeve çerekfinale, interesant pritet të jetë edhe në përballjet e skuadrave në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Fituesi i çerekfinaleve Roma-Sevilla dhe Wolves-Olympicos do të ndeshet me fituesin e Man Utd-Lask dhe Copenhagen-Basaksekir, ndërsa fituesi i çerekfinaleve Inter-Getafe dhe Leverkusen-Rangers do të ndeshen me Shakhtar-Wolfsburg dhe Basel-Frankfurt.
Çerekfinalet janë paraparë të zhvillohet me 10-11 gusht, gjysmëfinalet me 16-17 gusht, ndërsa finalja e madhe më 21 gusht. /Gazeta Mejdani/
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/07/liga-e-evropes.jpg)