
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani, e ka komentuar tentim rrahjen e gazetarit Berat Buzhalës, dhe pretendimet e tij se kanë dashur ta rrahin anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Zogiani përmes një postimi në Facebook, hedh dyshime pasi ‘sulmuesi’ në fjalë nuk është i afërt me LVV-në por më shumë me PDK-në, për një sulm të orkestruar.
Duke qene se ky “sulmuesi” na qenka me i afërt me PDK, e nuk paska asnjë lidhje me VV, duhet hetuar mundësia qe krejt kjo te jete e orkestruar!”, shkruan Zogiani në Facebook.
Ndërkohë gjatë ditës edhe Lëvizja Vetëvendosje i ka mohuar pretendimet e Berat Buzhalës se se zyrtarë të saj kanë tentuar ta sulmojnë at.
Dyshohet se tentim sulmin ndaj Buzhalës e ka bërë Andi Pajaziti. Ky i fundit, është ftuar nga organet e rendit për intervistim.
Tentim sulmin ndaj Buzhalës, e kanë dënuar shumë politikanë e deputetë në vend