Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Sulmi bërthamor – rrezik real apo vetëm kërcënim i Putinit?

September 26, 2022
7
SHARES
1.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Opinion-Analize

Është retorika e hapur luftarake e një luftënxitësi të pamëshirshëm: “Unë dua të kujtoj ata që japin deklarata të tilla për Rusinë, mos harroni se vendi ynë ka edhe mjete të ndryshme shkatërrimi dhe ato janë më moderne se ato të vendeve të NATO-s. Nëse cenohet integriteti territorial i vendit tonë, ne sigurisht që do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë”.

Shkruajnë: Volker Witting dhe Frank Hofmann

Kështu u shpreh të martën, shefi i Kremlinit, Vladimir Putin. Presidenti rus akuzon Perëndimin për shantazh bërthamor. E, ai nuk lë asnjë dyshim për vendosmërinë e tij: “Ky nuk është një blof. Ata që përpiqen të na shantazhojnë me armë bërthamore, duhet ta dinë se gjërat mund të ndryshojnë dhe të kthehen në drejtimin e tyre”.

Putini të martën njoftoi edhe për mobilizimin e pjesshëm të 300 mijë rezervistëve. Por, kërcënoi Perëndimin edhe me përdorimin e armëve bërthamore. “Që nga fillimi i luftës, kemi dëgjuar vazhdimisht kërcënime të tilla”, shpjegon ish-koloneli Wolfgang Richter, në një intervistë për DW. Ai është ekspert i politikave të sigurisë. “Ideja prapa saj është ndoshta të thuhet se nëse ju (Perëndimi) sulmoni territorin rus, atëherë sulmi bërthamor bëhet më i mundshëm.”

Në një intervistë për BBC-në britanike, Rose Gottemoeller nuk përjashton mundësinë që Rusia t’i përdorë vërtet armë bërthamore. Ish-zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s është i shqetësuar: “Kam frikë se ata tani do të kundërpërgjigjen në një mënyrë të paparashikueshme”. “Mund të përgjigjen në një mënyrë që mund të përfshijë edhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë”, shpjegon Gottemoeller.

Eksperti i sigurisë, Richter, nuk e sheh situatën aq dramatike dhe i referohet doktrinës bërthamore ruse. Ajo lejon përdorimin e armëve bërthamore vetëm në dy raste: “E para, nëse vetë Rusia sulmohet nga armë bërthamore ose me armë të tjera të shkatërrimit në masë. Dhe, e dyta, nëse rrezikohet ekzistenca dhe mbijetesa e shtetit rus”. Sipas Richterit, asnjë prej këtyre argumenteve nuk qëndron. Përveç kësaj, përdorimi i armëve të tilla do të prekte edhe “të ashtuquajturin popull vëlla” të ukrainasve.

Me më shumë se 6 300 koka bërthamore, Rusia mban arsenalin më të madh bërthamor në botë. Nga partnerët e NATO-s, ShBA-të kanë forcën më të madhe bërthamore me rreth 5 800 koka bërthamore. Thuhet se Franca ka gati 300 koka bërthamore, Britania e Madhe rreth 215. Por, shifra krejtësisht të sakta nuk ka, sepse shumë shtete mbajnë sekrete të dhënat e tyre.

Edhe nëse flitet për një “mburojë mbrojtëse bërthamore” nga ShBA-ja, një sulm bërthamor në Evropë nuk mund të parandalohet ushtarakisht. “Mburoja mbrojtëse” bazohet më shumë në supozimin se një kundërshtar nuk do të guxonte të sulmonte vendet e NATO-s me armë bërthamore, sepse ai do të duhej të llogariste me një kundërsulm.

Një përgjigje e tillë ushtarake mund të urdhërohet dhe ekzekutohet nga çdo fuqi bërthamore e NATO-s: SHBA, Britania dhe Franca. Të tri shtetet kanë armë bërthamore strategjike që mund të shkrepen nga nëndetëset bërthamore, ndër të tjera, dhe kështu të mundësojnë një kundërsulm në çdo skenar të mundshëm.

Për përdorimin e armëve bërthamore amerikane të ruajtura në Gjermani, Itali, Belgjikë dhe Holandë vendos presidenti amerikan së pari. Ai do lejonte përdorimin e armëve barthamore, ndërsa vendi i stacionimit (p.sh. Gjermania) do të duhej të pajtohej me hedhjen e bombave nga avionët e sa luftarakë. Përpara një vendimi të tillë do të kishte, sipas të gjitha gjasave, konsultime me aleatët e tjerë të NATO-s në Këshillin e Atlantikut të Veriut.

Për përdorimin e armëve bërthamore amerikane të dislokuara në Gjermani, Itali, Belgjikë dhe Holandë vendos së pari presidenti amerikan.

Presidenti francez vendos vetë për përdorimin e armëve bërthamore franceze. Në Mbretërinë e Bashkuar, fuqia vendimmarrëse i takon kryeministrit britanik. Por, të tri qendrat e vendimmarrjes për përdorimin e armëve bërthamore konsiderohen vetëm si një element parandalues, pasi ato e bëjnë të vështirë për armikun të llogarisë saktësisht se si do të reagonte NATO në rast të një sulmi.

Gjermania merr pjesë në parandalimin bërthamor në Evropë me aeroplanë luftarakë Tornado. Në rast emergjence, aeroplanët me një ekuipazh gjerman do të fluturonin me armë bërthamore amerikane drejt objektivit. Të paktën një herë në vit, pilotët e Bundesverit praktikojnë hedhjen e bombave atomike amerikane.

Përveç Gjermanisë, edhe Holanda, Belgjika dhe Italia marrin pjesë në atë që njihet si pjesëmarrje në arsenalin bërthamor të NATO-s. Sipas raportimeve, aktualisht në Evropë ruhen midis 100 dhe 150 bomba të certifikuara për këto aeroplanë dhe relativisht të pasakta.

Qëkur Rusia okupoi Krimenë në vitin 2014, presidenti rus ka kërcënuar vazhdimisht se do të përdorë armë bërthamore. Asokohe ndoshta ka qenë i mundshëm përdorimi i të ashtuquajturave armë bërthamore taktike. Ato kanë një fuqi shpërthyese relativisht të vogël. Një sulm i tillë bërthamor do të ishte rreth një e pesëdhjetë e fuqisë së bombës që shkatërroi Hiroshimën.

Por, në një intervistë për DW, eksperti i sigurisë Richter dyshon se kjo mund të ndodhë vërtet. “Nëse do të kishte një sulm bërthamor, Rusia do të ishte tërësisht e vetmuar në botë. Putini do të humbiste të gjithë aleatët, përfshirë edhe Kinën.” Prandaj, Richter e konsideron të pamundur një luftë bërthamore të Rusisë me NATO-n. “Kaq shumë racionalitet atje (tek Putini) sigurisht që ka mbetur ende.”

Reklama

Putini me siguri e kujton edhe një deklaratë shumë të qartë të presidentit amerikan Joe Biden. Në një intervistë televizive me CBS disa ditë më parë, presidenti i ShBA-së paralajmëroi Vladimir Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore ose kimike: “Mos e bëni këtë! Mos e bëni! Mos e bëni! Kjo do të ndryshonte fytyrën e luftës si asgjë tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore”. /DW/

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.