Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Sulmet terroriste në Evropë, po Kosova sa është e rrezikuar?

November 8, 2020
3
SHARES
666
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Sulmet terroriste

Pas disa muajsh qetësi, Evropa përsëri është përballur me raste të akteve terroriste së fundmi.

Ishte fillimisht Franca që u përball me sulmet e tmerrshme terroriste së pari ndaj një profesori dhe pastaj ndaj qytetarëve pas publikimit të karikaturave të profetit të muslimanëve, Muhamed. Përgjegjësinë për dy sulmet në Francë i mori organizata terroriste islamike, ISIS, shkruan lajmi.net.

ISIS mori përgjegjësinë edhe për sulmin e tmerrshëm të Vjenës, ku disa persona humbën jetën dhe dhjetëra mbetën të plagosur nga një sulm i armatosur ku pjesë bënte edhe një shqiptar nga Maqedonia e Veriut me nënshtetësi austriake.

Por sa rrezikohet Kosova nga terrorizmi dhe sulmet e tilla? Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova është vendi me më së shumti të rinj që i janë bashkuar luftërave në Lindjen e Mesme nëse statistikat bëhen për kokë banori.

Pavarësisht kësaj, profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami në një prononcim për lajmi.net është shprehur se Kosova nuk është e rrezikuar aktualisht nga terrorizmi dhe radikalizmi i dhunshëm.

Sipas tij, edhe pse në Kosovë ka një numër të madh të refugjatëve – institucionet e sigurisë kanë punuar në drejtim që secili prej tyre të ndihet mirë në Kosovë dhe nëse ka dyshime, sigurisht monitorimi dhe vëzhgimi sipas tij janë të vazhdueshme.

“Realisht, të flitet për një vend të sigurt ku secila nga ato vende refugjatë të vendeve arabe nuk mund të thuhet se është e sigurt për shkak të veprimeve ose masave të ndërmarra, mirëpo nuk duhet të flitet ose të thuhet se një vend mund të rrezikohet për shkak se kemi refugjatë. Ne vet kemi qenë refugjatë në vende të tjera dhe në mesin e atyre mund të ketë edhe njerëz që nuk ia duan të mirën vendit dhe me ideologji të ndryshme. Edhe në Kosovë ka një numër të refugjatëve që vijnë nga vende të ndryshme, unë mendoj se mekanizmat e sigurisë së Kosovës kanë punuar në atë drejtim që secili prej tyre të mos ndihet keq por edhe nëse eventualisht ka dyshime mendoj se janë nën monitorim dhe vëzhgim të institucioneve të sigurisë dhe aktualisht mendoj se vendi ynë nuk rrezikohet për momentin nga njerëz të tillë”, tha Islami për lajmi.net.

Më tutje, Islami shprehet se në Kosovë nuk ka ndodhur asnjë rast i terrorizmit dhe sipas tij, situata është e qetë dhe institucionet e Kosovës kanë marrë lëvdata edhe nga SHBA-të për luftën kundër terrorizmit.

“Kosova ani pse ka prodhuar individë me ideologji fetare, radikale në vendin tonë ende nuk ka ndodhur asnjë rast. Situata është relativisht e qetë dhe nuk mendoj se do të ketë në të ardhmën. Por edhe nëse ka, institucionet e Kosovës janë të gatshme sepse jo rastësisht Kosova ka marrë lëvdata nga SHBA-të dhe radhitet ndër vendet e para që lufton radikalizmin dhe terrorizmin”, tha Islami.

Profesori Islami në fund shprehet se që nga viti 2013 në Kosovë është rritur tej mase vetëdijesimi qytetar dhe të rinj nuk mund të manipulohen aq lehtë për të rënë pre e indoktrinimit nga organizata dhe njerëz të caktuar.

“Çështja e ekstremizmit ka rënë nën çdo nivel dhe duke pasur parasysh, unë hulumtimet e mija i kam ndarë në 3 etapa. 1999 – 2007, 2007 – 2013 dhe 2013 – 2020, dhe prej vitit 2013, vetëdijesimi qytetar është shumë i madh. Mendoj që më tepër rinia që janë të interesuar që të marrin ide radikale më tepër mund të shërbejë interneti sesa që mund të ketë individ ose grupe të tilla që mund të rekrutojnë të rinj për t’i çuar drejt vendeve arabe.”, tha Islami.

E sociologu Jeton Brajshori për lajmi.net është shprehur se Kosova ka qenë e rrezikuar që nga paslufta për sulme të tilla dhe për këtë sipas tij ka ndikuar shkollimi i të rinjve të Kosovës nëpër shkollat arabe.

Brajshori shprehet se gjuha e ashpër e klerikëve fetarë është zbutur së fundmi, por sipas tij, rreziku mbetet permanent dhe shteti i Kosovës duhet të jetë vazhdimisht i alarmuar.

“Fatkeqësisht, kohëve të fundit jemi bërë lajm në media të rëndësishme botërore, si pasojë jo vetëm e shkuarjes së shumë kosovarëve në luftëra të huaja, por edhe si pjesë e organizimeve dhe sulmeve terroriste si kjo e fundit në Vjenë. Normalisht që kundërshtarët e shtetit tonë do ta shfrytëzojnë në maksimum këtë dhe ngjarje të tilla të cilat edhe pse në mënyrë individuale, po japin mjaftueshëm material që një komb i tërë të stereotipizohet. Që nga paslufta Kosova ka qenë e rrezikuar nga sulme të tilla, qoftë mbi paqeruajtësit që janë me mision këtu, qoftë mbi popullatën në përgjithësi. Shumica e individëve të kthyer nga lindja e mesme ku kanë qenë në studime, kanë filluar të përhapin ideologji të mbrapshta fetare në kohën më fragjile që ishte periudha e pas luftës. Predikimet e klerikëve fetarë bënë që shumë të rinj të shkojnë dhe të humbin jetën në luftëra të ndryshme dhe të pakuptimta për neve si shtet i ri. Kjo gjuhë e ashpër e përdorur në fillim nga klerikët, së fundmi është zbutur në paraqitjet publike. Prap se prap, mbetet rrezik permanent për infiltrimin e të rinjve. Pra shteti ynë duhet të jetë vazhdimisht i alarmuar dhe organet përgjegjëse si AK-ja të kryejnë punën sepse rreziku ekziston”, tha Brajshori.

Ai gjithashtu thotë se mekanizmat shtetëror dhe qytetarët duhet të reagojnë në parandalimin e rasteve të tilla. Sipas Brajshorit, shteti duhet të merret seriozisht me të kthyerit nga luftërat e Lindjes së Mesme.

“Mekanizmat shtetërorë por edhe vet qytetarët e përgjegjshëm duhet të jenë të parët që reagojnë. Mos të harrojmë se kemi persona të tillë që janë penduar dhe të tillët mund të japin kontribut të rëndësishëm në sensibilizimin e të tjerëve. Shteti duhet të merret seriozisht me të kthyerit që kanë pësuar trauma, t’i integrojë në shoqëri përmes këshillave të sociologëve dhe psikologëve në mënyrë që këta persona të mos stigmatizohen nga shoqëria dhe të etiketohen me emertime të ndryshme. Kujdesi më i madh duhet të jetë me fëmijët e kthyer nga Siria të cilët në asnjë variant nuk janë fajtor për asgjë, por janë viktima të prindërve të papërgjegjshëm. Këta fëmijë lehtë mund të bien pre e bulizmit në shkolla që do të ndikojë në ndërtimin e personalitetit të tyre dhe do t’ua rikujtojë traumat në të cilat kanë kaluar”, tha Brajshori.

Vitin e kaluar në Kosovë janë kthyer rreth 80 kosovarë të cilët kanë qenë të ngujuar në zonat e luftës në Lindjen e Mesme, por gjithashtu edhe dhjetëra të tjerë kosovarë ende vazhdojnë të mbesin atje derisa institucionet vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një rruge për kthimin e tyre.

ShareTweet

Related Posts

Si të dilet nga kjo gjendje traumatike që ka kapluar Kosovën dhe kush është shkaktari i saj?

July 5, 2022

Çavusoglu: Me Kryeministrin Kurti biseduam edhe për kërcënimin që paraqet organizata terroriste e FETO-s!

June 19, 2022

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

June 7, 2022

Hulumtimi/Suedi: Nëna nga Maqedonia, rrëfim për fëmijën ‘e rrëmbyer’ nga shteti!

March 14, 2022

Ky shtet evropian po aneksohet nga Rusia!

October 20, 2021

The Economist: Qeveritë rrëzohen, ndërsa BE lufton korrupsionin!

October 12, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.