Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se sot në orën 7 e 40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë, që kanë qenë për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare.
Ministri Sveçla tha se ky sulm ka ndodhur me granatë dore dhe A 47, si akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policor dhe qytetarëve.
Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur katër sulme.
Lajmi në përditësim.