Një sulm terrorist në Ankara të Turqisë shokoi botën sot, ku pas intervenimit të autoriteteve të sigurisë humbën jetën dy sulmuesit.
Në këtë sulm janë plagosur lehtë dy policë, kurse kamerat kanë kapur momentin kur sulmuesit dalin nga një veturë dhe fillojnë të shtien me pushkë automatike.
Në një moment njëri nga sulmuesit që kishte jelek me eksploziv e aktivizon dhe hedhë veten në erë.
Sulmi ndodhi në zonën ku gjendet afër Parlamenti turk, si dhe ndërtesa e ministrisë së Brendshme. Lidhur me sulmet kanë reaguar liderë nga tërë bota.
E ndër më të fundit është Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që dënoi sulmin terrorist në kryeqytetin turk. /Telegrafi/