
Liedholm, që kritikoi këtë vendim të komunës dhe refuzoi ta zbatojë në shkollë, nuk e ushtron më funksionin e drejtorit, njoftoi televizioni suedez SVT
Drejtori i shkollës “Prastamosse” në rajonin suedez Skone, Mattias Liedholm u përjashtua nga puna pasi refuzoi të zbatojë vendimin e komunës që ka të bëjë me mbajtjen e shamisë në shkollë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Liedholm, që kritikoi këtë vendim të komunës dhe refuzoi ta zbatojë në shkollë, nuk e ushtron më funksionin e drejtorit, njoftoi televizioni suedez SVT.
“Atë që momentalisht e di është se jam pushuar derisa kundër meje zhvillohet hetim”, tha Liedholm.
Pesë muaj më parë, Këshilli bashkiak në qytetin e vogël Skurup miratoi një vendim, përkatësisht ndalimin e mbajtjes së shamisë për nxënës nën moshën 13-vjeçare, pas së cilës u prononcua Liedholm, duke thënë se ai nuk ishte në dijeni të një ndalimi të tillë dhe nuk do ta zbatonte atë në shkollën e tij, për të cilin tashmë është ish-drejtor.