“Dora lart (që jep) është më e mire se dora poshte (që merr)” (Muhamedi A.S.).
Shkruan: Dritan Nela
Është për tu habitur se sa shumë shkrime e opinione po qarkullojne për blerjen e Spitalit Kontinental nga Fondacioni Firdeus.
Gjëja më e turpshme dhe hipokrite është se si njerëz qe nuk kanë dhuruar qoftë edhe një kacidhe në arkat e Fondacionit qortojnë dhe japin opinione se “si duhet të përdoren fondet e dhuruara”. Për këtë pikë nuk ja vlen fare të flas pasi nuk kam hedhur qoftë edhe një qindarkë në Fondacion.
Por ja vlen të flitet dhe të sqarohet në mënyre që njerezit të veprojnë atë që është më e dobishme për shoqerinë: A duhet Fondacionet Bamirese të cilat bazohen në donacione, të shpenzojnë një pjesë të fondeve në Investime të tilla?
Ajo cka më ra në sy është se shumë opinone ishin krejt të pa baza nga ana ekonomike, nga njerez injorantë përsa i perket ekonomisë. Ky virus (të folurit nga padija) është shumë i rrezikshëm për shoqerinë dhe Imam Ghazali na tërheq vërejtjen:
“Profeti A.S. ka thënë: Injoranca e një personi injorant, është më e dëmshme se sa mekati i një gjynahqari.”
Por jam i bindur se nje pjesë e mirë e opinione përfaqësohen nga opinioniste “te pavaur” me nivel te pranueshëm, por që ndikohen nga arsye të tjera cka i bën opinionet e tyre shumë të parashikueshme.
“Në dashuri, luftë, politikë apo fe është e pamundur te parashikohet se si do të veproje njerezimi…Por sapo ta vendosësh veshin e njeriut brenda unazes se parase, veprimet (opinionet) e tj parashikohen me saktesine me te madhe.” (Robert Lowe 1811-1892)
Por le të kthehemi tek ceshtja, Investimi i Fondacioneve ne Biznese.
Shtetet tek të cilat pothuajse te gjithe ëndërrojmë ti behemi pjesë (si Gjermenia etj) kane arritur standartin vetem si fryt i investimit dhe aspak i kosnumit, Raporti Investim/Konsum ka qene gjate gjithe kohes ne favor te investimit.
“Ka dy lloje konsumi, produktiv dhe joproduktiv. i pari vetëm rrit pasurinë kombëtare, i dyti e harxhon atë. Çfarë konsumohet thjesht për kënaqësi (ose nevoje), shkon (zhduket), çfarë konsumohet për riprodhim e lë mallin në të njëjtën vlerë, zakonisht me një shtim të fitimit”.( J.S.Mill 1844)
Ky eshte aspekti kryesor per te bere dallimin ndermjet politikave qeveritare (te mira apo te keqija)
“Objektivi i nje qeverie te mire eshte te stimuloje prodhimin, kurse objektivi i nje qeverie te keqe eshte te inkurajoje konsumin (Jean Babtiste Say 1767-1832)”
Lind pyetja: Ku duhet te shkojme, ne shoqeri konsumi apo shoqeri investimi?
Cilin duhet të inkurajojnë mjetet e Islamit¸Konsumin apo Investimin?
Si do te perdoren mekanizmat e Islamit (Zekati, por qe mund te perfshime edhe mjetin jodetyrues Sadakaja)
Nese do te zgjedhim te paren (konsumin), ajo eshte menyra më e lehtë, por që e lë shoqerinë në vend, madje shpesh herë edhe ne regres.
Zekatin mund ta shperndajmë në sa më shumë familje te varfra. Mund ti ndihmojme ato per disa dite, por qe do ti harrojme per pjesen tjeter te vitit.
Mund te dhurojmë fonde nëpër fondacione të cilat më pas mund të përdoren në të njëjtën gjë si më sipër.
Ajo cka pak veta e mendojne, sidomos drejtuesit e fondacioneve (meqenese eshte rasti aktual) eshte se cfare do te ndodhe me fondacionin e tyre nese disa prej donatoreve me te medhenj u ndodh dicka e keqe e paparashikuar dhe nuk do te jene ne gjendje te mbajne veten e tyre dhe jo me te ndihmojne fondacionin, ose mundet qe donatoret ta vazhdojne donacionet e tyre,por te vendosin ti drejtojne donacionet ne nje vend tjeter?
Cfare do te ndodhe me numrin e madh te familjeve te cilat nje pjese te shpenzimeve familjare e kishin mbeshtetur nje pjese te vitit ne keto fonde?
Cdokush e ka te qarte qasja konsumatore ne perdorimin e Mjeteve te Islamit, Zekati, Sadakaja etj. eshte shume afatshkurter.
Mekanizmat e Islamit si mjet investimi, jo si mjet konsumi (aspekti ekonomik).
Personi i parë që e ka zgjedhur këtë rrugë është Profeti (A.S.) yne:
Një burrë nga Ansaret erdhi tek Profeti,(A.S.) dhe e luti. Profeti tha: “A keni ndonjë gjë në shtëpinë tuaj?” Burri tha: “Po, një copë leckë, një copë që ne veshim dhe një copë që përhapim në tokë, dhe një tas prej druri nga i cili pimë ujë . “Profeti tha:” Mi sillni mua. “Burri i solli këto artikuj tek ai dhe Profeti i mori në duar dhe ai tha:” Kush do t’i blejë këto? “Dikush tha:” Unë do t’i blej ato për një monedhë. “Profeti tha dy herë ose tre herë,” Kush do të ofrojë më shumë se një monedhë? “Dikush tha:” Do t’i blej për dy monedha. “Ai i shiti për dy monedha dhe Profeti tha:” Bli ushqim me njërën prej tyre dhe ia jepja familjes tende. Bli një sëpatë dhe ma sill. ”Burri ia solli atij. Profeti fiksoi një dorezë mbi të me duart e veta dhe ai tha: “Shko mblidh dru zjarri dhe shiti dhe mos më lini t’ju shoh për dy javë.” Burri iku dhe mblodhi dru zjarri dhe e shiti. Kur kishte fituar dhjetë monedha, ai erdhi dhe bleu një rrobë dhe ushqim……. “
Me shëmbullin më sipër kuptohet qartë se sistemi Islam duke perfshire dhe mjetet e tij nuk ka per qellim thjesht te shty ditet per njerezit e varfer, por ka per qellim ti nxjerre ata nga varferia. Sopata në hadithin më sipër nuk përfaqëson as më pak e as më shumë porse Kapitalin e shoqërisë së sotme e shpjeguar me fjalë të thjeshta për tu kuptuar nga beduinët arabë.
Menyra me e mire per ti ndihmuar njerezit eshte ti nxjerresh nga varferia.
Ekonomikisht menyra me e efikase dhe për rrjedhojë me e mire per te shpenzuar zekatin është duke e shpenzuar në familje që nesër mund të behen pjesë e atyre që japin Zekat.
Duke kontribuar ne hapjen e nje biznesi nëpërmjet zekatit tend, jo vetëm që e ke nxjerë atë familje nga varferia, por vitet e ardhshme ajo familje do te bëhet pjese a zekat-dhënësve.
A duhet Fondacioni të blejë biznese nëpërmjet fondeve te dhuruara nga donatorët?
Natyrisht qe PO, dhe kjo është rruga që na ka mësuar profeti (A.S.)
Fatmiresisht hadithi me siper nuk eshte harruar, por po aplikohet ne menyre te suskesshme organizatat e krishtera (të paktën në vendin tonë). Pothuajse te gjitha Fondacionet me natyre Islamike shpërndajne vetem “qeset me bukë” me paratë e dhuruara.
Duke u përdorur sipas mënyrës së investimit fondet e Fonacionit jo vetëm që nuk pakësohen, por në të kundërt ato shtohen
Vlen për tu theksuar se një nga format më të mira të investimit është shkollimi (bursat)
Mund të ndodhë ajo që nuk i shkon në mend askujt, se një ditë të nesërme donatori mund të jetë vetë pjesë e atyre qe mund të kenë nevojë dhe për rrjedhoje të jetë perfitues nga fondet e Fondacionit.
Duke e përdorur rrugën investuese në shpenzimin e donacioneve, donator në një mënyrë apo një tjetër do të bëhet pjesë e një sadaka rrjedhëse e cila mund të zgjasë për vite me rradhe.
Duke u kthyer tek hadithi ne fillim:
“Dora lart (që jep) është më e mire se dora poshte (që merr)” -Muhamedi A.S.
Askush nuk perjashtohet nga ky hadith, as shtetet, as fondacionet apo ndonje institucion tjetër. Nëse Fondacionet duan të ndjekin rrugën e Profetit (A.S.) duhet që me kalimin e kohes të kalojnë nga “dora që merr” tek “dora që jep”, por kjo nuk arrihet vetëm duke shpërndarë qese me ushqime, por krahas shpërndarjes së ushqimeve dhe ndihmave jetësore duhet në menyrë sistematike të investojne në projekte strategjike.
Personat te caktuar (të cilët fatkeqisht shtohen dita ditës) gjithmone do te përkrahin cdo nismë ku mjetet e Islamit përdorim vetëm për konsum dhe mbijetesë. Ata do të përkrahin cdo nismë të fondacioneve për aq kohe sa Fondacionet tona, nuk do ti përdorin fondet për investime.
Është detyrë e jona që mos të biem pre e të tilla opinioneve pa asnjë baze llogjike dhe ekonomike, por në të kundërt duhet të mbeshtesim cdo Investim i cili eshtë në shërbim të shoqërise ku jetojmë.
Discussion about this post