Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Gashi, është ftuar për t’u intervistuar në cilësi të dëshmitarit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Gashi, i cili e konfirmoi vet ftesën, tha se do t’i përgjigjet pozitivisht asaj pasi është i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.
“Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, tha ai.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme tha se intervistimi do te bëhet gjatë kësaj jave në Prishtinë./KP/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post