Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot pritet të takohet me të gjithë liderët politikë e institucionalë të vendit.
Siç ka njoftuar Presidenca, presidenti Thaçi sot pritet të takohet me të gjithë liderët institucionalë dhe politikë të vendit.
Këtë takime, siç bëhet e ditur nga Presidenca, do të bëhen me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, është politikani i parë që presidenti Thaçi do ta presë në Presidencë, të paktën kështu është njoftuar.
Pritet të shihet nëse i pari i LDK-së do të shkojë në takim me presidentin Thaçi.
Ndërsa këto takime ende nuk i kanë konfirmuar asnjë nga subjektet politike në Kosovë.
Ndryshe, presidenti Thaçi ka bërë të ditur që sot do të takohet me të gjithë liderët institucionalë dhe politikë të vendit. Siç ka njoftuar Presidenca, këto takime do të bëhen me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.