Të dielën ka përfunduar rinumërimi i votave për 1 407 vendvotime për të cilat kishte vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të dal me rezultatet përfundimtare pas procesit të rinumërimit.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka thënë për Indeksonline se rinumërimi është përmbyllur në orën 14:00 të ditës së diele, prandaj duhet të presim afatin ligjor 24 orësh nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit.
Pra nëse deri në orën 14:00 nuk ka ankesa, atëherë shpallen rezultatet.
Discussion about this post