Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të zhvillojë seancën e 42-të të rregullt nga data 9 deri më 27 shtator në Gjenevë, transmeton Gazeta Mejdani.
Komisionerja e Lartë, Michelle Bachelet do të hapë nesër seancën dhe do të përditësojë Këshillin mbi situatën e të drejtave të njeriut në të gjithë botën.
Gjatë seancës, Këshilli do të shqyrtojë mbi 90 raporte të një game të gjerë çështjesh të paraqitura nga 25 ekspertë, grupe dhe mekanizma për të drejtat e njeriut.
Situata me të drejtat e njeriut në Mianmar, Jemen, Ukrainë, Libi, Somali, Sudan, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Gjeorgji gjithashtu do të jenë në axhendë gjatë seancës.
Këshilli, i cili u krijua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2006, i përbërë nga 47 shtete që janë përgjegjëse për forcimin e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në të gjithë globin./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post