Sot partitë politike edhe zyrtarisht fillojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen më 6 tetor.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka hapur fushatën zgjedhore në ora 00:00, kur edhe kemi hyrë në datën 25 shtator.
Të gjitha partitë dhe koalicionet sot kanë paralajmëruar që fushatën ta fillojnë përmes tubimeve në qytete të ndryshme.
Fushata e nisur sot përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.
Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë. /Gazeta Mejdani
Discussion about this post