Dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare, shkruan Telegrafi
Ndërsa nesër sërish priten masa të lagështa të ajrit të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, por në sasi më të ulët krahasuar me reshjet e fundit.
Si pasojë e intensifikimit të vranësirave konvektive, pritet të ketë edhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale dhe maksimale mbeten afërsisht të ngjashme me ditën e sotme. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post