
Kosova dhe trojet shqiptare janë bërë pellg i deklaratave të papërgjeshme, sidomos kur ato deklarata vijnë nga njerëz me përgjegjësi intelektuale, akademike e publike.
Në ditën e parë të vitit 2020, një ‘margaritar i tillë vjen nga një profesor universitar, nga Nexhemdin Spahiu. Ai është edhe opinionist i rregullt nëpër studio televizive, por edhe pronar i një televizioni në Kosovë, shkruan Gazeta Mejdani
Mbrëmë, në natën e Vitit të ri. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar përmes të cilës ka uruar shqiptarët.
Në atë video, prapa shpinës së presidentit Thaçi, përveç flamurit të Kosovës shihet edhe flamuri kuq e zi, që është flamuri kombëtar i gjithë shqiptarëve.
Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer analistit nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu. Ai e ka quajtur flamurin kuz e zi flamur të një shteti fqinjë dhe ka thënë se vendosja e një flamurit të një shteti tjetër në presidencë pa protokoll përbën akt tradhëtie kombëtare.
Sipas Nexhmedin Spahiut, flamuri kombëtar i shqiptarëve mund të vendoset në institucionin e presidencës vetëm në rast të ndonjë vizite zyrtare të presidentit të Shqipërisë.
“Flamuri i Shqipërisë guxon të jetë në Presidencën e Kosovës vetëm kur aty e pret Presidentin e Shqipërisë. Çdo përdorim joprotokollar i flamujve në institucionin më të lartë të shtetit është joseriozitet kulmor, përbuzje dhe abuzim kulmor me shtetin e Kosovës, shkelje e betimit si President dhe tradhëti kombëtare”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, Nexhmedin Spahiu./Gazeta Mejdani/