
Kalaja e Artanës ose Kalaja e Novo Bërdës po rrezikon të shembet.
Një nga atraksionet më të vjetra dhe më të vizituara nga turistët, është në gjendje aspak të mirë.
Ani pse është një nga projektet e vetme në Kosovë, restaurimi i së cilës është mbikëqyrur nga UNESCO vitet e fundit, moskujdesi nga institucionet përgjegjëse po e çon drejtë shkatërrimit.
Këtë e dëshmojnë edhe imazhet e fundit, ku shihen se si janë çarë muret. Përmes një postimi të bërë në Facebook ka reaguar edhe Sali Shoshi, drejtor i degës në Kosovë të “CHwB”, përcjellë Indeksonline.
“Kalaja mesjetare e Novobërdës është një nga projektet e vetme në Kosovë, restaurimi i së cilës është mbikëqyrur nga UNESCO vitet e fundit”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që, në vitin 2015, UNESCO i kishte dhënë për restaurim Kalanë e Artanës kompanisë KOTO nga Beogradi. Pas një punë 3 vjeçare e cila ka kosto mbi 1 milion euro, kalaja fillon të shkatërrohet gradualisht. Pas këtij skandali rifillon restaurimi i cili ka qenë i mbikëqyrur nga IKMM. Ky institucion duke parë këtë skandal të rrënimit të mureve me eskavator nga kompania serbe, me vendim ka ndërprerë të gjitha punimet.
Derisa pati reaguar edhe MKRS duke thënë se do të dorëzojë një kallëzim penal për përgjegjësit e dëmtimit të monumentit.
Discussion about this post