Yll Hyseni, djali i koordinatorit shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë dhe zyrtarit të lartë të LDK-së, Skender Hyseni, ka hedhur akuza të rënda drejt liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Hyseni, ka shkruar se Kurti është person i cili po manipulon me qytetarët. Përveç kësaj ai është lutur edhe për privim nga jeta të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai në një koment në rrjetin social Facebook, ka shfryer mllefin ndaj Vetëvendosjes dhe Kurtit.