Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, i hidhëruar deri në rrezik shëndeti për shkak të fitores së Vjosa Osmanit dhe zgjedhjes së saj për presidente, ai shanë dhe ofendon rëndë nënën shqiptare shqiptare.
Ardian Kastrati tregon kuluturën e tij personale dhe më gjerë. Nuk përton të përdorë fjalë të poshtra për të ofenduar një grua shqiptare, e suksesshme deri në skajshmëri.
Ky person mundohet në mënyrë cinike ta fsheh uirrejtjen e tij ndaj një nëne të suksesshme shqiptare, nëpërmes citimit të fjalëve të Faik Konicës. Por në fakt, ky nuk mund ta fsheh këtë urrejtje të tërbuar dhe këtë hidhërim të skajshëm për shkak të dështimit të tij, si individ dhe si grupë të cilës i takon.
Lexojeni më poshtë postimin e tij të turpshëm në llogarinë e tij në Facebook:
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”, ishte fragmenti i postuar nga Kastrati.
‘’ “Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës.
Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.