Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Skandaloze/Bardhyl Mahmuti thotë se Prokuroria në Kosovë ka mbajtur të fshehur raportin zviceran për 4 muaj me radhë!

October 31, 2019
16
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Bardhyl Mahmuti

Veprimtari i njohur shqiptar, dikur përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bardhyl Mahmuti, i ka shkruar një letër kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, rreth raportit zviceran për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në letrën publike, që ia ka adresuar edhe ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu, Mahmuti ka shkruar se ekspertiza për Deharin është mbajtur e fshehur për 4 muaj nga Prokuroria.

“Në përkthimin në gjuhën shqipe ËSHTË NDRYSHUAR DATA E KËTIJ RAPORTI. Në vend të datës 14 QERSHOR 2019 është shënuar data 14 SHTATOR 2019”, ka thënë Mahmuti në letrën e tij.

“Në rastet kur muajt shënohen me numra, shtypja gabimisht e një numri është gabim teknik njerëzor i mundshëm. Mirëpo, në rastet kur muajt shënohen me shkronja, mundësia e gabimeve të tilla nuk ekziston: Vetëm qëllimisht mund të shkruhet “SHTATOR” në vend të “QERSHOR”. Nuk ka asnjë dyshim se ky falsifikim është bërë me qëllim të fshehjes se përse kjo ekspertizë u mbajt e fshehur 4 muaj”, ka theksuar Mahmuti, ndër të tjera.

Letra e plotë e Mahmutit:

Prokurorit të Shtetit, z. Aleksandër Lumezi

Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Afrim Shefkiu

KËRKESË PUBLIKE PËR PËRGJEGJËSI PENALE PËR FLASIFIKIM ME QËLLIM TË FSHEHJES SË KRIMIT

Raporti i ekspertizës zvicerane për rastin “Astrit Dehari” u mbajt i fshehur 4 muaj.

Me kërkesë të Metush Birajt, prokuror i Republikës së Kosovës i ngarkuar për rastin Astrit Dehari”, Njësia Romande[1] e  Mjekësisë Forenzike të Qendrës Universitare Ramande të mjekësisë ligjore në Lozanë (Lausanne) të Zvicrës bëri ekspertizën e të dhënave lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

Në bazë të ekspertizës që u është bërë materialeve të dorëzuara nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, materiale që numërohen në faqen 1 dhe 2 të raportit të këtij instituti,  Njësia Romande e  Mjekësisë Forenzike të Qendrës Universitare Ramande të mjekësisë ligjore në Lozanë MË DATË 14 QERSHOR 2019 dorëzoi ekspertizën prej 45 faqesh me numër reference: EI180001 TF/SG/jb, V/ref. PPN/I nr. 461/16.

RAPORTI I EKSPERTIZËS I DATËS 19 QERSHOR 2019 U FSHEH 4 MUAJ NGA DIKUSH NË PROKURORINË THEMELORE TË PRIZRENIT. As familja, as avokati i palës civile dhe as opinioni publik që ka ndjekur me shqetësim zhvillimet lidhur më këtë çështje nuk u vu në dijeni të përmbajtjes së këtij raporti.

Rreth 3 muaj më vonë, më 9 SHTATOR 2019,  instituti i lartpërmendur i qendrës universitare të Zvicrës dorëzoi ekspertizën shtesë prej 14 faqesh, me numër reference: EI190001 TF/SG/jb, V/ref. PPN/I nr. 461/16.

Skandali rreth kësaj ekspertize shpërtheu më 18 tetor 2019 kur Prokuroria Themelore e Prizrenit refuzoi t’u jepte një kopje të këtij raporti prindërve të Astrit Deharit, duke u arsyetuar se këtë material e kanë dërguar për ta përkthyer.

Falë hapësirës së madhe që i dhanë mediet kësaj çështje Prokuroria Themelore e Prizreni u detyrua që, më 24 tetor 2019,  t’i dorëzojë familjes Dehari një kopje në gjuhën frënge të dy raporteve dhe përkthimin e tyre në gjuhën shqipe.

Përkthimi në gjuhën shqipe që iu dha familjes dhe që u publikua nga shumica e medieve elektronike në Kosovë përbën një shembull të rëndë të falsifikimit dhe të shtrembërimit të ekspertizës së ekipit mjeko-ligjor zviceran me qëllim fshehjen e krimit.

Në ditët në vijim do të trajtoj publikisht falsifikimet që janë bërë në përmbajtjen e kësaj ekspertize. Sot do të kufizohem vetëm në aspektin e falsifikimit që kishte për qëllim të fshehë fshehjen 4-mujore të ekspertizës zvicerane.

Në përkthimin në gjuhën shqipe ËSHTË NDRYSHUAR DATA E KËTIJ RAPORTI. Në vend të datës 14 QERSHOR 2019 është shënuar data 14 SHTATOR 2019.

Në rastet kur muajt shënohen me numra, shtypja gabimisht e një numri është gabim teknik njerëzor i mundshëm. Mirëpo, në rastet kur muajt shënohen me shkronja, mundësia e gabimeve të tilla nuk ekziston: Vetëm qëllimisht mund të shkruhet “SHTATOR” në vend të “QERSHOR”. Nuk ka asnjë dyshim se ky falsifikim është bërë me qëllim të fshehjes se përse kjo ekspertizë u mbajt e fshehur 4 muaj.

Vendimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, që rasti “Astrit Dehari”, të kaloj nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është një vendim për t’u përshëndetur. Sidomos është për t’u përshëndetur angazhimi publik se Prokurori i Shtetit do “t’i shfrytëzojë kompetencat dhe autorizimet kushtetuese dhe ligjore, që të zhvillohen hetime të pavarura, profesionale dhe kredibile në ndriçimin e plotë të këtij rasti”.

Ftoj publikisht Prokurorin e Shtetit, z. Aleksandër Lumezi dhe Ushtruesin e Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Afrim Shefkiu që në përputhje me kompetencat dhe autorizimet kushtetuese dhe ligjore të fillojnë hetimet e menjëhershme dhe të merren masat e parapara me ligj për autorët e këtij falsifikimi.

[1] Zvicra romande është pjesa e Zvicrës Perëndimore ku kryesisht flitet frëngjisht dhe përbën rreth ¼ e territorit të këtij shteti. Për nga madhësia, ky territor është përafërsisht sa Kosova (9 508,2 km2). 

Share16Tweet

Related Posts

Albin Kurti: Astrit Dehari u mbyt në burg, ishte viktimë e krimit politik!

November 5, 2021

Tomë Gashi paralajmëron arrestime për rastin Astrit Dehari, nesër bëhen 5 vite nga vdekja e tij!

November 4, 2021

LDK është në hendek të thellë, duhet betejë me vetveten!

March 13, 2021

Bardhyl Mahmuti godet sërish Enver Hoxhajn: Në Likoshan e Qirek kishte gjenocid, e jo hakmarrje!

February 28, 2021

Historiani i njohur francez, Serge Métais, kërkon që procesi gjyqësor të kthehet nga Haga në Prishtinë!

February 8, 2021

Bardhyl Mahmuti e godet rëndë Enver Hoxhajn: Si mund ta mohosh gjenocidin ndaj viktimave, çfarë zori ke që bënë kështu?

February 6, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.