Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Skandali i ‘Twitter’ diplomacisë dhe misioni historik për reformimin e shërbimit të jashtëm!

February 22, 2020
12
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Faton Bislimi

Nuk kanë kaluar as edhe dy javë që nga shkrimi im i fundit, “Shuttle” Diplomacia që po zëvendësohet më “Twitter” Diplomacinë, në të cilin kisha paralajmëruar se ky lloj i diplomacisë moderne që po fuqizohet nga Trump dhe lojalistë të tij në Washington, ishte në një far mënyre “sport i rendë” për politikën kosovare. 

Shkruan: Faton Bislimi

Dhe, sot, skandali me “fake news” të njohjës së shtetësisë së Kosovës nga Xhamajka, më shumë sesa e vërteton këtë. Them “fake news” pasi që vet Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë e Xhamajkas, znj. Kamina J. Smith, ka thenë se Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, në një përgjigje publike në Twitter ndaj postimit të Presidentit Thaci.

Ngutia e Presidentit Thaci që të marrë përsipër mertitat e njohjes më të re të vendit tone nga Xhamajka, dhe falëmnderimi i tij publik përmes Twitter është rasti me eklatant i dështimit të të bërit diplomaci përmes Twitter-it nga pala kosovare. Henry Kissinger, ndër “baballarët” e diplomacisë botërore, ish-Sekretar Shteti i SHBAve, dhe ish-student i Harvardit, me kënaqësi do t’ia rikujtonte Thacit se “diplomacia është art i përmbajtjes…”. Në rastin më të mire, për një president me përgjegjësi, ky skandal do të duhej të ishte arsyeje e padiskutueshme për të kërkuar përgjegjësi deri në shkarkim nga secili diplomat apo vartës i tij që ia ka servuar atij këtë lajm të rremë. 

Kurse, ne rastin me të keq, vet Presidenti do të duhej të kërkonte falje publike për këtë marre që ia ka sjellë institucionit që ai drejton dhe krejt vendit, por edhe të dorëhiqej nëse qëllimisht ka ekzagjëruar ndonjë indikacion diplomatik që ndoshta do të mund të sjellte njohjen e vërtetë nga Xhamajka në një të ardhme të afërt.

Ky skandal nuk duhet të kalohet si gafë e përditshmërisë së politikanëve e diplomatëve tanë të papërgjegjshëm. Realisht, ky skandal tregon se sa i dështuar deri në palcë është shërbimi ynë i jashtëm. Twitter diplomacia që po e marron vendin është hajgare e madhe dhe e pafalëshme, dhe duhet të ndalohet menjëherë.

Ministri ynë i ri i Punëve të Jashtme, z. Glauk Konjufca, sot ka para vetës një mision tejet kompleks dhe skajshmërisht të rendësishëm për shtetësinë e vendit. Ai ka barrën e reformimit total dhe deri në dhimbje të shërbimit tone të jashtëm. Jam i lumtur që ai këtë betejë tanimë duket se e ka filluar me vendimin e fundit për shkarkimin e 14 konsujve të emëruar në kundërshtim me ligjin në fuqi nga qeveria paraprake në detyrë.

 Por, atij do t’i duhet përkrahje madhore nga të dy partnerët e koalicionit, LDK e LVV, por edhe kuadro të mirëfillta që punojnë në ekip me të, për të realizuar misionin historik që ka para vete në drejtim të reformimit substancial që duhet ndërmarrë në këtë dikaster qeveritar.

Politika e jashtme e Kosovës nuk është dashtë kurrë të jetë mjet i rehatimit të të afërmeve të politikanëve dhe të familjarëve e activistëve bashkëpartiakë të udhëheqësve të këtij dikasteri. Por, pasi që ne nuk mund ta kthejmë kohën mbrapa, të paktën mund të mesojmë nga gabimet e së shkuarës dhe të fokusohemi me punë e dinjitet të sinqertë në arritjen e sukseseve në të ardhmen.

Sukseset e diplomacisë sonë do të vijnë dhe do të mirëpriten nga secili vetëm atëherë kur në shërbimin tone diplomatik ne angazhojmë djemë e vajza të reja të Kosovës që janë shkolluar e arsimuar në fushën përkatëse, kryesisht jashtë vendit, e vecanërisht në ato vendet ku mandej këta ish-shkollarë do të mund të luanin rolin e diplomatit të suksesshëm për Kosovën. Nuk mund të presim diplomaci të përgjegjëshme e të suksesshme nga njerzë që shërbejnë nëpër poste diplomatike e konsullore në vende të ndryshme e nuk e njohin as gjuhën e atij vendi, e shpeshëherë dhe fatkeqësisht, as anglishtën si gjuhë globale e komunikimit diplomatik.

Kosova nuk e ka luksin që në shërbimin e vet diplomatik të rehatojë njerzë për nder e as për priviliegje, kushdo qofshin ata. Kosova e ka domosdoshmërinë që shërbimin diplomatik ta kthejë në mjet të fuqishëm, të suksesshëm, dhe mbi të gjitha të besueshëm e të përgjegjshëm të ndërtimit të marrëdhënieve të veta ndërkombëtare dhe të sendërtimit të imazhit të vet në botë. 

Vetëm atëherë, nuk do të kemi më “fake news” si ky skandali i fundit, dhe vetëm atëherë, nuk do të na duhet të ulim kokën për shkak të skandaleve si ky! Kokëlart e ballëhapur, Kosovën e bëjnë profesionistët e fushës dhe assesi aparatcikët politikë.

Share7Tweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021

Nga prodhimi i drogës tek spastrimet, ja cilat janë sekretet e Shokut Kim Jong-un!

October 15, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.