Një orë debat, pa sukses!
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sot kanë mbajtur mbledhje të hapur ku është diskutuar për rinumërimin e votave dhe numërimin e votave me kusht e me postë, shkruan lajmi.net.
Në këtë mbledhje, anëtarët e KQZ-së nuk kanë arritur marrëveshje se çfarë do të ndodh me 4500 vota të pranuara me vonesë nga diaspora dhe 3400 të tjera të ardhura nga Serbia.
Besnik Buzhala, zëvendëskryeshef i Sekretariatit të KQZ-së, tha se janë pranuar 15 mijë e 794 fletëvotime deri në afatin kohor të rregullt të paraparë për dërgesa.
“Ne kemi pranuar deri më 5 tetor 15 794 dërgesa postare. më 6 tetor kemi filluar vlerësimin e pakove. Nga vlerësimi i tyre 15 484 i kemi futur në sistem. Nga Serbia kanë ardhur mbi 3400 zarfe”.
“150 zarfe nga Serbia i kemi verifikuar. 4500 dërgesa postare kanë arritur pas afatit 5 tetor”, tha Buzhala. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post