Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Fëmiu im

Sjelljet sfiduese të fëmijëve, si t’i menaxhojmë dhe si t’i aktivizojmë fëmijët në shtëpi!

May 11, 2020
2
SHARES
2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për shkak të përhapjes së COVID-19 në të gjithë botën, fëmijët janë prekur nga mbyllja e shkollave, distancimi social, ndryshimi i rutinave, etj. Në këtë situatë të vështirë për të gjithë, fëmijët përjetojnë ankth, frikë, konfuzion dhe këto përjetime mund të kanalizohen në shfaqjen e sjelljeve sfiduese.

Ndoshta dy javët e para të izolimit kanë kaluar më qetë, pasi fëmijëve iu është dhënë mundësia të ndalojnë shkollën, të pushojnë, të luajnë pafund, të shohin programet e preferuara. Nga ana tjetër, edhe prindërit kanë qenë më të karikuar për t’iu organizuar aktivitete argëtuese, për të ndërvepruar me ta dhe për t’ua bërë më të lehtë izolimin. Me kalimin e ditëve dhe javëve, gjendja bëhet më sfiduese dhe fillojnë të shfaqen edhe pasojat të fëmijët.

Ndryshimi i sjelljes së fëmijëve është pjesa që ne shohim, por shqetësimi ka filluar më parë dhe sjellja është pasojë e një ngjarjeje të mëparshme. E thënë më thjeshtë, sjellja mund të jetë pasojë e situatës që po kalojmë dhe sidomos e izolimit.

Disa nga karakteristikat e sjelljeve sfiduese janë:

  1. Fëmija kundërshton shpesh prindërit dhe të rriturit e tjerë
  2. Fëmija nervozohet shpejt
  3. Fëmija ka tantrume (shpërthime inati) që zgjasin më shumë se zakonisht
  4. Fëmija ka sjellje që janë të vështira të disiplinohen (fëmija mund të jetë indiferent ose të ketë sjellje agresive)
  5. Strategjitë e zakonshme nuk funksionojnë me fëmijën

Sjelljet sfiduese mund të shfaqen tek të gjithë fëmijët me zhvillim tipik, por akoma më shumë janë persistente te fëmijët me problematika zhvillimi.

Te fëmijët që manifestojnë probleme sjelljeje vihen re zakonisht edhe disa vështirësi në:

  • vetë-rregullim
  • gjuhën e kuptuar
  • gjuhën e shprehur
  • kontrollin e emocioneve
  • ndërveprimin social

Krahas sjelljeve sfiduese, disa sjellje të tjera (të lidhura me gjuhën) që janë referuar nga prindërit janë problemet e rrjedhshmërisë (belbëzimi është vënë re te disa fëmijë), përhumbja, mbyllja në vetvete.

Shkaqet e sjelljeve sfiduese

Është e rëndësishme të kuptojmë disa nga shkaqet e mundshme të sjelljeve sfiduese:

  • Mungesa e aktiviteteve të mëparshme (si shkolla, kopshti, parqet)
  • Mungesa e komunikimit dhe lojës me moshataret
  • Mungesa e strukturave që u mundësojnë fëmijëve vetërregullimin
  • Mungesa e lirisë për të dalë në ambiente publike, në natyrë apo kënde sportive

Prindërit duhet të kenë parasysh që ndryshimet në sjellje janë reagime normale të diktuara nga situata. Për këtë arsye ata nuk duhet të alarmohen, por as të dorëzohen duke përforcuar sjellje të papërshtatshme. Prindërit munden dhe duhet të krijojnë e të mbajnë një ambient të sigurt, motivues e të qetë për fëmijët e tyre.

Disa sugjerime si të menaxhojmë sjelljet sfiduese (ose t’i parandalojmë):

  1. Vendosja e rutinave të shëndetshme, që u mundësojnë fëmijëve gjumë të mirë, vakte të rregullta, kohë studimi, kohë argëtimi, kohë aktiviteti fizik, kohë përgjegjësish dhe angazhimi.

Është shumë e rëndësishme të ndiqet rutina, pasi fëmijët e kanë të nevojshme të dinë se çfarë do të bëjnë. Tashmë rutina ka ndryshuar dhe fëmijët po përshtaten gradualisht me rutinat e reja.

  1. Komunikimi i mirë është çelësi i zgjidhjes së problemeve të sjelljes.

Me fëmijët e vegjël deri në 6 vjeç këshillohet të ndiqen disa strategji komunikimi si:

  • Vendosja e kontaktit me sy (ulemi në nivelin e fëmijës)
  • Gjuha e thjeshtë (përdorim gjuhë të qartë dhe udhëzime specifike)
  • Toni i zërit (tek fëmijët e vegjël është tepër i rëndësishëm, pasi edhe nëse fëmija nuk kupton gjuhën, ai kupton tonin).

Me fëmijët më të rritur duhet përdorur komunikimi në formë bisedash, duke marrë informacion mbi përjetimet e tyre, gjërat që i shqetësojnë apo i mërzisin.

  1. Mbajtja e kontakteve

Nëse ne të rriturit e vazhdojmë komunikimin me të afërmit apo miqtë në formatin online, shpesh fëmijët nuk e kanë këtë mundësi. Prindërit duhet t’ua mundësojnë fëmijëve komunikimin online me moshataret e tyre përmes video-kamerave. Kjo do t’i ndihmojë fëmijët të reduktojnë ankthin dhe të mbajnë lidhjet sociale, që iu duhen kur t’i rikthehemi normalitetit.

  1. Mbajtja e rregullave familjarë duhet të vazhdojë, pavarësisht situatës. Përkundrazi qëndrimi i gjatë në shtëpi, duhet rregulluar përmes rregullave, që vendosën nga prindërit. Nuk bëhen tolerime dhe prindërit duhet të jenë të vendosur për t’i mbajtur rregullat që kanë vënë, që të mos krijojnë terren për sjellje të papërshtatshme.
  2. Angazhimi i fëmijës është qasja më e mirë për të evituar sjelljet sfiduesë. Sa më i angazhuar të jetë fëmija, aq më pak sjellje sfiduese do të manifestoje.

Kjo kërkon impenjim nga prindërit për t’i mundësuar fëmijës të kalojë kohë cilësore, duke i krijuar aktivitetë të larmishme. Disa nga këto aktivitetë mund të jenë:

  • Puna krijuese, art dhe krafte
  • Aktivitetet fizike
  • Muzikë dhe kërcime
  • Përfshirja e fëmijëve në gatim
  • Përfshirja e fëmijëve në punët e shtëpisë
  • Lojëra në grup (nëse është e mundur brenda familjes)
  • Leximi i librave
  • Lojëra logjike
  • Gara dhe aktivitete kompetitive

Këto aktivitete mund të përzgjidhen me fëmijët, duke u bazuar në moshën e tyre, interesat që kanë, etj.

  1. Motivimi i fëmijës është një strategji që duhet përdoruar për të nxituar sjelljet pozitive dhe për të reduktuar ato negative.

Prindërit mund të krijojnë çmime, shpërblime për të gjitha sjelljet e mira që duan të shohin më shpesh te fëmijët e tyre. Ata mund t’iu kërkojnë fëmijëve të lexojnë një tregim dhe pastaj do të mund të luajnë 30 minuta me kompjuter (shpërblimi). Një shembull tjetër do të ishte: “Në fillim do të sistemosh dhomën tënde, pastaj do t përgatisim një ëmbëlsirë” (shpërblimi). Përpos shpërblimeve, prindërit mund të aplikojnë edhe të kundërtën, duke e privuar fëmijën nga një aktivitet i preferuar, nëse shfaq sjellje kundërshtuese.

Prindërit nuk duhet të shkurajohen nga sjelljet e qëndrimet e fëmijëve, pasi duhet të kenë parasysh që nuk është aspak e lehtë për ta kjo situatë e pazakontë. Duke qenë se shkollat do jenë mbyllur deri në shtator, do të jetë një kohë sfiduese për prindërit, por do të ketë edhe benefitet e saj. Prindërit do të zbulojnë që brenda tyre kanë aftësi jo vetëm për ta përballuar këtë situatë, por edhe për t’ia dalë mrekullisht. Dhe kur e gjithë kjo situatë të ketë kaluar, ata do të ndihen më të fortë , më të sigurt dhe do të kenë vetëbesim më të lartë në aftësitë e tyre prindërore./Gazeta Mejdani/

ShareTweet

Related Posts

Meghan Markle shfaqet për herë të parë pas humbjes së fëmijës!

December 15, 2020

Sakrifica e të qenurit nënë e një fëmije me nevoja/kërkesa të larta!

November 27, 2020

Pse janë ndryshe ëndrrat gjatë shtatzënisë?

October 26, 2020

Mënyra të lehta për t’i mësuar fëmijët të ndihmojnë rreth shtëpisë!

May 8, 2020

Flet: Psikologjia Lorela Garuli rivaliteti motër-vëlla, të vërteta dhe mite!

April 29, 2020

Si të qetësoni fëmijën tuaj nëse laget natën!

September 24, 2019
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.