
Një situatë kaotike ka ngjarë para pak çastesh në Kuvendin e Kosovës.
Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj ka hyrë në sallën ku mbahen seancat plenare, ani pse VV kishte thënë se nuk do ta lejonte prezencën e tij aty, shkruan lajmi.net.
Me të hyrë Selmanaj, deputetët e VV-së kanë filluar të brohorasin “Jashtë, Jashtë”, duke shkaktuar zhurmë edhe me goditje të tavolinave.
Sidoqoftë, kjo nuk e ka penguar Selmanajn i cili është parë teksa diskuton diçka me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Pas kësaj, Kuvendi ka shkuar në pauzë prej 15 minutash.