“Të gjitha sondazhet e organizuara ditëve të fundit tregojnë qartë se LDK-së së drejtuar nga jugo nostalgjiku veteran Isa Mustafa do ti kthehet ndëshkimi i rëndë i merituar i elektoratit për lojërat e saj të ndyta politike në këtë kohë krize globale shëndetësore dhe mashtrimin e madh elektoral që beri në fushatën parazgjedhore, duke u zotuar se që në fillim të mandatit të ri qeverisës, do të jetë ky subjekt politik i cili do ta inicion në Gjykatë Kushtetuese shkeljen e rëndë të Kushtetutës nga Hashim Thaçi në bisedimet me Serbinë, për ta shkarkuar atë nga pozita e të parit të shtetit, kurse pas zgjedhjeve në koketitm me Thaçin, organizon mocione dhe rrëzon qeverinë legjitime në momentet më të rënda kur vendi gjendet në luftë me armikun e panjohur koronavirusin”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.
Gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, një nga top premtimet e LDK-së, para elektoratit të vetë, ka qenë zotimi dhe betimi se me të formuar institucionet e reja, Kuvendin dhe Qeverinë e re, dot angazhohen për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese Presidentin Thaçi, për siç e akuzonin atë, shkelje të rënda kushtetuese në bisedimet me Serbinë, negocimin e planit për shkëmbim të territoreve, që është cenim i sovranitetit dhe integritetit të shtetit të Kosovës.
Mirëpo pas përfundimit të zgjedhjeve dhe konstituimit të Kuvendit, premtimi dhe zotimi kryesor elektoral i LDK-së u harruar, kreu i këtij subjekti politik Isa Mustafa u kthye përsëri në miqësinë e vjetër me Hashim Thaçin dhe rrëzuan Qeverinë Kurti, edhe pse vetë ishte nënshkrues i koalicionit me VV-në. Për këtë mashtrim të madh elektoral, me të cilin LDK fitoi votat dhe u renditë parti e dytë fituese e zgjedhjeve, analistët politik presin të ndodhë ndëshkimi i madh dhe shumë serioz në zgjedhjet e radhës. Kështu thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik Gani Qarri. Sipas tij edhe sondazhet që po bëhen tani për besimin e elektoratit ndaj partive politike, kanë filluar të japin rezultate të thella negative pikërisht ndaj LDK-së.
“Të gjitha sondazhet e organizuara ditëve të fundit tregojnë qartë se LDK-së së drejtuar nga jugo nostalgjiku veteran Isa Mustafa do ti kthehet ndëshkimi i rëndë i merituar i elektoratit për lojërat e saj të ndyta politike në këtë kohë krize globale shëndetësore dhe mashtrimin e madh elektoral që beri në fushatën parazgjedhore, duke u zotuar se që në fillim të mandatit të ri qeverisës, do të jetë ky subjekt politik i cili do ta inicion në Gjykatë Kushtetuese shkeljen e rëndë të Kushtetutës nga Hashim Thaçi në bisedimet me Serbinë, për ta shkarkuar atë nga pozita e të parit të shtetit, kurse pas zgjedhjeve në koketitm me Thaçin, organizon mocione dhe rrëzon qeverinë legjitime në momentet më të rënda kur vendi gjendet në luftë me armikun e panjohur koronavirusin”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.
Analisti Qarri thotë se prishja e koalicionit me LVV-në nga ana e LDK-së, nuk mundë të arsyetohet me asgjë, sepse të gjitha ato që janë thënë janë gënjeshtra dhe trillime, por është egoja lakmitare për pushtet, që LDK ta merr rolin kryesor në qeverisje, diçka që i është premtuar Isa Mustafës Nga Hashim Thaçi, arsye e vetme pse e rrëzuan Qeverinë Kurti dhe tani janë afër marrëveshjes për bashkëqeverisje me AAK-në, NISMA dhe AKR-në e minoritetet, duke e pasur në mbështetje edhe PDK-në, ndonëse jp pjesë qeverisjes së përbashkët. “Ky mashtrim i madh,ndodhë pa asnjë shkak dhe arsye, pasi që LDK ishte në një qeveri dhe nuk ka se çfarë i duhet tani një qeveri tjetër me PAN-in, LAAN-nin apo thënë më mirë me Klanin mafioz të udhëheqësve paraprak të kriminalizuar, vetëm për interesa të ngushta personale të një njeriu dhe një grupi të ngushtë individësh egoist,të shkelur edhe nga koha,si pensionisti invalidor Isa Mustafa,kryetari i përhershëm i Podujevës Agim Veliu dhe notuesi i të gjitha ujërave të mykura nga llumi i të kaluarës Lutfi Haziri, të cilët menjëherë pas zgjedhjeve pa fije turpi, harrojnë zotimin e dhënë, për tu bërë si bisht kali, i Hashim Thaçit dhe PDK-së, vetëm nga lakmia e sëmurë për pushtet”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.