E rëndësishme nisma: “Ligji Patriot i Kosovës”, apo “Ligji i Lirisë” dhe “Ligji i Sigurisë së Atdheut”
Parë situatën kaotike të shfrenimit, degradimit dhe demunizimit, në të cilën po kalon shoqëria jonë, sidomos ajo politike, dhënien të drejtë vetës për cilësime, etiketime, abuzime, keqpërdorime, kanosje, fyrje e shfryrje ndaj njëri tjetrit dhe shumëçka tjetër, e deri cenimi dhe rrezikimi i interesave të shtetit. Kosova duhet urgjentisht të nxjerr dy ligje strikte mbi atë se kush është Patriot dhe kush është Tradhëtar (Lustracioni) dhe mbrojtja e zgjeruar kundër terrorizmit, sikurse rasti i unifikimit kombëtar i ShBA-ve.
Shkruan: Dr. Bahri M. Gashi
Shembulli më tipik i normimit me ligj dhe i trajtimit specifik të rregullimit të këtyre “fenomeneve traumatike mediale”, të atyre epiteteve, konotacioneve absurde që thumbojnë kudo dhe kurdo për dy dekada, sulmuan vlerat sublime të LIRISË;
1. “Ligji PATRIOT i ShBA-së”
(The USA PATRIOT Act)
(i njohur zakonisht si Akti i Patriotëve) ishte një Akt i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, që u nënshkrua në ligj nga Presidenti amerikan George W. Bush më 26 tetor 2001.
Titulli i këtij akti, ishte një iniciativë e diskutuar me tre shkronja (SH.B.A) para një shkrimi me akronim shtatë shkronjash (PATRIOT), i cili për qëllim kishte unifikimin, bashkimin dhe forcimin e Amerikës, duke siguruar paisje të përshtatshme të kërkuara për të përgjuar dhe penguar Aktet e Terrorizmit të vitit 2001.
Ligji, i njohur si “Akti i Lirisë”, e zëvendësoj më von “Aktin Patriotik” nga presidenti Barack Obama, që sanksionoj disa kufizime në lëmin e interceptimeve – përgjimeve, vetëm ligjore.
2. “Ligji për Sigurinë e Atdheut” (The Homeland Security Act) 2002, (Pub.L. 107–296, 116 Stat. 2135, ishte miratuar më 25 nëntor të vitit 2002), i cili poashtu u prezantua në vijim të sulmeve të 11 shtatorit.
Ky ligj u sponsorizua nga 118 anëtarë të Kongresit. Akti u miratua në Senatin e Sh.B.A-së me një votim prej 90-9, me një Senator që nuk e votoi.
Akti u nënshkru në ligj nga Presidenti George W. Bush në nëntor të vitit 2002.
Misioni parësor i “Aktit të Sigurisë së Atdheut” ishte parandalimi i sulmeve terroriste brenda ShBA -ve, zvogëlimi i prekshmërisë së Shteteve të Bashkuara nga terrorizmi, minimizimi i dëmeve dhe dhënia ndihmë urgjente në rimëkëmbjen pas sulmeve terroriste që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rasti i Kosovës, normat juridike duhet vënë theksin në kontekstin strategjik të Sigurisë Nacionale, në të gjitha specifikat e trajtimit të atakimit të Sigurisë Nacionale, sidomos në rafshin e parandalimit, duke rritë kapacitetet në sektorët kyq të Sigurisë, si;
– Ushtri të Menqur;
– Inteligjencë Zotëruese; dhe – Polici Parandaluese), me prioritet të lartë rritjen e kapaciteteve
të fushveprimtarisë në;
– Kundër-Inteligjencë;
– KundërAgresivitetitSerb;
– KundërTerrorizëm;
– KundërRadikalizimitFetar;
– KundërKrizavePolitke; -KundërKrimeveKompjuterike
– KundërArsimitJocilësor;
– KundërInformaliteti;
– KundërVarrfërisë;
– KundërThatësisë;
– KundërEmigracionit-ikjes së rinisë, dhe
– Kundër-Denatalitetit; etj, që apriori do të garantonin pacënueshmërinë e sovranitetit, lojalitetin e pakompromis ndaj shtetit dhe kombit, sikurse urgjente, masa ligjore ndaj Lustracionit dhe kundër çdo lloj cenimi të paraqitur ndaj shtetit të Kosovës.
Zotërimi ligjor dhe krahasimi me aspekte të zgjeruara për nivelet e sigurisë, bazuar në dy ligjet e sipërthëna të ShBA-ve, si model për ne, të modifikuara në kontekstin tonë specifik të shtetndërtimit, demokracisë në rritje, papjekurisë politike, të partneritetit strategjik në sferën e sigurisë dhe fuqizimit ekonomik, shprehimisht, të trajtimit ligjor të të gjitha atyre fenomeneve negative dhe individëve, qofshin të jashtëm apo rezident, që cenojnë interesat strategjike të shtetësisë së Kosovës.