Për konsumuesit e mjaltit është mase erëndësishme të dinë nëse janë duke e përsirë mjaltin e vërtetë ose jo. Mbase, është shqetësim psiqik i secilit që blenë mjaltë kur ndjenë se ai nuk është origjinal, shkruan Gazeta Mejdani.
S’do mend se ju ka ndodhur të gjithë juve që përpara se të blini një vazo me mjaltë, të keni pyetur nëse është 100 origjinal apo jo.
Por jo të gjithë kanë aftësinë që ta dallojnë, edhe pse ka disa forma.
Mjalti bio ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme. Mjalti me përzierës është tepër i kulluar.
Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë. Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe të kënaqshme, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.
Mjalti i vërtetë nuk ngjit kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues që e bëjnë të ngjitshëm./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post