Qoftet janë ushqim i shijshëm nga mishi i bluar, qepa dhe erëzat. Përgatiten ashtu që fërgohen apo piqen në skarë
Në mishin e bluar më së shpeshti shtohet tuli i njomur i bukës, kripa, qepa e re apo qepa zakonshme dhe vezët, pastaj mishi i bluar ngjishet, që qoftet të mos shpërbëhen me rastin e përgatitjes, transmeton Gazeta Mejdani.
Varësisht nga regjioni, shtohen edhe erëza të ndryshme siç janë: majdanozi, piperi, shtërmeni ose qimjoni. Nga receta në mishin e bluar mund të shtohet edhe orizi, patatja e grirë në rende apo kaçkavalli. Me rastin e fërgimit të qoftet më parë rrotullohen në miell.
Mishi
Për të qenë qoftet të shijshme, mishi nga i cili do të bëhen ka rëndësi të madhe. Proporcionet janë: mish viçi. Mirëpo, për të qenë të shijshme patjetër duhet të ketë edhe proshutë.
Erëzat
Pjesa tjetër e rëndësishme për qofte janë erëzat. Mund t’i qitni piper, kimjon, qepë, shtërmen.
Skara
Nëse bëni qofte në skarë, më parë duhet ta nxehni mirë. Nëse nuk veproni kështu, rrezikoni të mbeten të papjekura. Nëse skara ka zjarr tepër të fortë, do të digjen nga jashtë, ndërkaq brenda do të mbeten të papjekura.
Buka
Për të qenë më të bura, derisa jeni duke ngjeshur mishin e bluar për qofte, qitni pak bukë. Përdorni tulin, jo koren, e cila është më e fortë.
Kur ta ngjishni mirë mishin e bluar me bukën, lëreni një ditë në frigorifer. Kështu do të bëhet përbërje homogjene e cila me rastin e fërgimit nuk do të shpërbëhet, por do të formoni qofte të rrumbullakëta. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post