Përleshje të ashpra janë zhvilluar në veri të Meksikës midis forcave të sigurisë dhe anëtarëve të kartelit të fuqishëm të drogës Sinaloa, pasi u zbulua një prej drejtuesve të grupit kriminal.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ovid Guzman Lopez, të gjetur gjatë një patrullimi rutinë në Culiacan.
Ai është djali i Joaquin El Chap Guzman, një shef i kartelit të drogës i dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara, plus 30 vjet.
Gjashtëdhjetë e dy vjeçari El Chapo u shpall fajtor në New York për 10 akuza përfshirë trafik droge dhe pastrim parash.
Kujtojmë, ai shpëtoi nga një burg meksikan përmes një tuneli në 2015, por më vonë u arrestua dhe u ekstradua në SHBA në 2017.
Ai tani është ish-kreu i kartelit Sinaloa, furnizuesi më i madh i drogës në Shtetet e Bashkuara.
Qeveria e shtetit tha që djali i tij Ovidio Guzman u gjet brenda shtëpisë gjatë një patrullimi të rastit të policisë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post