Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Si ndikon hipertensioni arterial në sëmundjet e veshkave!

April 28, 2021
7
SHARES
825
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Veshkët

Hipertensioni arterial është një nga sëmundjet më të shpeshta sot në të gjithë botën. Mbi një milliard e gjysëm njerez  në botë vuajnë nga hipertensioni arterial.

Shkruan: Alket Koroshi, nefrolog

Mjafton të themi që mbi 40 % e të rriturve janë të sëmurë nga hipertensioni arterial. Kjo shifër sugjeron  që në Shqiperi ka mbi 500 mijë vetë që vuajnë nga hipertensioni arterial . Natyrisht që shkaqet e një shpeshtësie të tillë të hipertensionit arterial lidhen me ndryshimet e mënyrës së jetesës së njerëzve në epokën e sotme që ka të bëjë së pari  me rritjen e përdorimit të kripës në ushqim dhe së dyti me mungesën e aktivitetit fizik dhe së treti me rritjen e stresit në jetën e perditeshme. Këto faktorë të rëndësishëm shkaktojnë me kalimin e kohës komplikacione të tilla siç janë obeziteti,  sindroma metabolike , diabeti , dhe të gjitha këto predispozojnë për zhvillimin e hipertensionit arterial. Një arsye tjetër madhore e hipertensionit arterial është plakja e popullsisë në të gjitha vendet. Sa më shumë plaket njeriu aq më shumë ka mundesi të sëmuret nga hipertensioni arterial. Studimet kanë treguar që mbi moshën 60 vjeç, 80 % e njerëzve janë me hipertension arterial.

Nga ana tjetër më shumë se gjysma e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni arterial nuk e dinë fare që kanë hipertension sepse nuk e masin asnjëherë tensionin e gjakut. Por edhe ata që e dinë që kanë hypertension , në shumicen e tyre ose nuk mjekohen fare ose mjekohen në mënyrë të pamjaftueshme me barna anti hypertensive. Nga gjithë numri total i  të sëmurëve me hypertension arterial vetëm 15 % e tyre mjekohen siç duhet për tensionin e rritur në gjak.

Mungesa e profilaksisë dhe  mjekimi jo adekuat i tensionit të rritur të gjakut bëjnë që tensioni me kalimin e kohës të shkaktojë  komplikacione shumë të rënda në organizmin e njeriut. Këto komplikacione jane Insultet cerebrale, semundjet e zemres si infarkti i miokardit dhe insuficienca kardiake kongestive, dhe sëmundjet kronike të veshkave.

Veshkat e hipertensioni arterial kanë një lidhje shumë të fortë midis tyre. Hipertensioni arterial është shkaku i dytë për nga rëndësia i sëmundjeve kronike të veshkave pas diabetit  dhe është konstatuar se një e katërta e pacienteve me hipertension arterial kanë edhe demtim kronik të veshkave . Ndryshimet në veshka të hipertensionit arterial bëjnë që të zhvillohet ajo që quhet nefroskleroza hypertensive. Kjo prekje e veshkave ka të bëjë me ndryshime strukturore të parenkimës renale si edhe të enëve të gjakut brenda veshkës. Në stadet e avancuara ndodh insuficienca renale kronike me përkeqesim të funksionit renal dhe rritje progresive të atyre parametrave në gjak që tregojnë nivelin e funksionit të veshkave. Pra kemi rritje të uremisë (azotemisë) dhe të kreatininemisë. Kur kjo situate rëndohet shumë bëhet e domosdoshme aplikimi i terapisë renale zevendesuase që janë ose dializa ose transplanti i veshkave.

Veç asaj edhe sëmundjet e ndryshme të veshkave mund të japin si komplikacion në ecurinë e tyre hypertension arterial. Sëmundjet e veshkave sot janë shumë te përhapura. Studimet kanë treguar që 10-15 % e popullsisë adulte janë me sëmundje kronike të veshkave. Semundje të tilla siç janë glomerulonefritet, pyelonefritet kronike , sëmundjet e trashëguara të veshkave si veshka polikistike etj. Shoqërohen dhe komplikohen shumë shpesh me hipertension arterial. Krijohet një lidhje e pandarë ku veshka e sëmurë jep hipertension arterial dhe nga ana tjetër hipertensioni e përkeqëson edhe më tej funksionin e veshkave. Veshka pra mund të jetë shkak por edhe viktimë e hipertensionit arterial. Ky cikël vicioz e rëndon progresivisht gjendjen e të sëmurit deri sa e nxjerr veshkën komplet jashtë loje.

ShareTweet

Related Posts

Moderatorja e njohur kosovare, Myrvete Qerkezi befason me deklaratën e saj për QKUK-në: Jam e fascionuar me rregullin dhe profesionalizmin e stafit mjekësor!

Moderatorja e njohur kosovare, Myrvete Qerkezi befason me deklaratën e saj për QKUK-në: Jam e fascionuar me rregullin dhe profesionalizmin e stafit mjekësor!

August 12, 2022
Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

Nuk do të ketë më cigare elektronike, ShBA ndalon prodhimin!

June 24, 2022
Pse e qeshura është ‘ilaç’ për shpirtin dhe sa i ndihmon trupit të njeriut!

Pse e qeshura është ‘ilaç’ për shpirtin dhe sa i ndihmon trupit të njeriut!

April 1, 2022

Si ta menjanoni erën e hudhrës nga duart tuaja?

October 24, 2021

Ushqimet shkatërruese të imunitetit dhe organizmit tonë!

October 23, 2021

Pirja e rregullt e kafesë jep ndryshime funksionale në tru!

October 22, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.