Udhëtimet e shpeshta të Big Mamës në Turqi e paskan një arsye.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun ka bërë publike mbrëmjen e sotme lidhjen me modelin turk Serhat Kaynarpinar.
Big Mama dhe Serhat kanë postuar në profilet e tyre në Instagram disa foto ku shfaqen shumë të dashuruar duke pozuar pranë detit.
“Këto ditë të ftohta do ju sjell pak dashuri”, shkruan Big Mama dhe miqtë e fansat e urojnë për lidhjen.
Ndërsa Serhat i ka shoqëruar postimet me përshkrimin “Të dua”.
“Edhe unë të dua”, i komenton Big Mama./Xing.al/
Discussion about this post