
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën do të mbajë mot me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Parashikohet se do të fryjë erë nga verilindja – e lehtë deri mesatare.
Por ndryshime meteorologjike priten në gjysmën e dytë të muajit shtator.
“Sa i përket reshjeve, në bazë të parashikimeve sinoptike nuk parashihet të kemi fare në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa gjysma e dytë e shtatorit, kryesisht dekada e tretë e muajit parasheh ndryshim të kushteve meteorologjike. Ka tendenca të ketë ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.
