Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Si dhe pse ra tërmeti në Adriatik, flet sizmologu Aliaj!

September 24, 2019
16
SHARES
3.4k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Intervista/ Sizmologu Shyqyri Aliaj shpjegon natyrën e tërmetit 5.6 ballë. Epiqendra, rreziku sizmik dhe akumulimi i energjisë që shkaktoi lëkundjet e forta. Pse nuk mund të parashikohen dhe mundësitë për lëkundjet në vijim

Enida Vërça

Sizmologu Shyqyri Aliaj në një intervistë për gazetën “Shekulli” shpjegon anën teknike të tërmetit, i cili tronditi Shqipërinë pasditen e së shtunës. Ai thotë se rreziku tashmë ka kaluar dhe e gjithë kjo situatë erdhi si pasojë e çlirimit të energjisë së akumuluar prej vitesh, duke bërë që të shpërthejë një energji e fortë në sipërfaqen tokësore. Aliaj sqaron se ky tërmet është në një pozicion të veçantë, sepse është në kontaktin e dy pllakave tektonike. “Trualli ynë, vjen duke zënë pjesën kontinentale, nga perëndimi i Durrësit, duke përfshirë kodra, male dhe më pas ngrihen malet deri në lindje duke përbërë një pllakë e cila ka pasur evolucionin e saj. Merr rrudhosje, shkëputje pafund dhe është kthyer në një pllakë me pllakën e madhe euro-aziatike. Ndërsa pjesa perëndimore, duke përfshirë detin Adriatik është një pllakë e Adrias, e cila në këtë kontakt ku kanë rënë këto tërmete, pllaka e Adrias shkon poshtë pllakave të tjera. Pra, është një marrëdhënie që ndërtohet mes pllakave dhe këtyre tegeleve. P. sh u çlirua energjia sizmike, mund të vazhdojnë tërmete e vegjël deri në një muaj, toka bie në qetësi dhe për një periudhë shumë të gjatë fillon të akumulojë energjinë. Në Durrës, që nga viti 1930 nuk kemi pasur më tërmete të fuqishme. Kjo tregon që ka një periudhë të akumulimit të energjisë për një kohë të gjatë dhe më pas nis çlirimi i saj. Duke qenë tegel i tillë tektonik, duhet kushtuar një vëmendje, për të marrë masa si ne që jemi sizmologë, por edhe njerëzit e tjerë, duhet të informohen”, thotë ai.

Rreziku sizmik

Por a është Shqipëria një vend me rrezikshmëri të lartë sizmike? Për këtë pyetje, sizmologu Aliaj thotë se vendi ynë ka një rrezikshmëri sizmike mesatare dhe nuk mund të klasifikohemi në vendet me problematikë të lartë. “Si fillim, ne duhet të njohim rrezikun sizmik në vendin tonë. Në rastin tonë, ky tërmet ishte mesatar, jo nga më të fuqishmit që ka vendin jonë. Në Shqipëri, tërmeti më i madh që njihet në vendin tonë me magnitudë 6.9. me15 prill të1979, në zonën kufitare Mali i Zi-Shqipëri. Duhet thënë një gjë, që shkalla Rihter e magnitudave kalon deri në 9. Rreziku sizmik i vendit tonë në tërësi mund të konsiderohet një rrezik sizmik mestar, jo maksimal”, sqaroi ai. Më tutje thotë se tërmete të cilat kanë pasoja të rënda në rrafshimin dhe shkatërrimin e vendit, Ballkani nuk ka pësuar në historinë e vet. “Tërmete të tillë që rrafshojnë, Ballkani nuk ka në historinë e vet. Sizmologu grek është unikal në veten e tij, i cili jep parashikime të tërmeteve që nuk janë verifikuar asnjëherë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende të tjera”.

Situata

Në këtë intervistë, sizmologu thotë se situata në të cilën ndodhemi është drejt përmirësimit, duke deklaruar se rreziku më i madh tashmë ka kaluar. “E gjithë situata në ecurinë e deritanishme tregon se aktiviteti sizmik vjen duke u ulur. Vatra po e çliron energjinë që ka dhe rreziku nuk është më i madh dhe nuk pritet të ketë më tërmete të kësaj natyre”, nënvizon Aliaj. Më tej thotë se energjia e akumuluar për një kohë të gjatë ka nisur të çlirohet, dhe ajo gradualisht do të shuhet, duke mos pasur më aktivitet sizmik. “Duhet kuptuar që tërmete të vegjël që nuk i ndjejnë njerëzit ka kudo. Por ajo që unë di të them është që nuk ka më rrezik”, sqaron mes të tjerash.

Në fjalën e tij, sizmologu sjell në vëmendje edhe ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë. “Nga njoftimet e dhëna prej rrjetit sizmologjik evropian-mesdhetar, i cili regjistron magnitudën, apo intensitetin, rezulton se numri i tërmeteve është mjaft i lartë. Goditja e parë e cila u tha me magnitudë 5.8 rezultoi se ishte me 5.6 magnituda me shkallë Rihter dhe intensiteti u vlerësua 7. Ndërsa, goditja e dytë e cila erdhi 10 minuta më vonë e kishte manigtudën 5.2. U vlerësua 6 ballë, por mund të jetë edhe 7 për shkak të goditjeve që ai pati. Më pas vazhduan pasgoditjet, me manigtudë 4.7, 4.9. Një natë më parë qe tërmeti me mangitudë 4.4. Më pas të gjitha goditjet e tjera kanë qenë me magnitudë nën 4, me të lehta të cilat nuk kanë qenë të rrezikshme. Në këtë ngjarje janë regjistruar edhe tërmete të vegjël me magnitudë nën 3 të cilët vazhdojnë”, përfundoi ai.

Parashikimi i tërmeteve

Në këtë intervistë për gazetën “Shekulli”, sizmologu Shyqyri Aliaj thotë se është e pamundur që të parashikohet një dukuri e tillë natyrore, siç është tërmeti. “Nuk mund të parashikosh tërmete me metoda shkencore”, nënvizon ai. Më tej thotë se janë vetëm katër vende në bot të cilët investojnë seriozisht, për të arritur parashikimin e kësaj dukurie dhe ende nuk kanë arritur që në rezultatet të ketë gjetje reale. Janë katër vende janë në bot: Amerikë, Austri, Japoni, Kina të cilat bëjnë investime shumë serioze për parashikim e tërmeteve. Edhe këto vende janë shumë të rralla për rastet, që mund të parashikohen. Një vend si Shqipëria e cila, nuk është e prekur në mënyrë të shpeshtë nga tërmetet nuk mund të kemi mjete të tilla të cilat mund të parashikojnë” , thotë ai. Aliaj thotë se pavarësisht panikut të shkaktuar te njerëzit, duhet të ruhet qetësia dhe të mos hamendësohet për ngjarje tronditëse, pasi askush nuk mund të jetë në dijeni të një fenomeni të tillë.

1528 banesa të dëmtuara, 50 të shkatërruara

Tërmeti i tre ditëve më parë me epiqendër në Detin Adriatik me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter, ka shkaktuar dëme të mëdha në familjet shqiptare. Lidhur me situatën kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka publikuar shifrat e para të dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fuqishme të regjistruara në vend përgjatë dy ditëve të fundit. Bazuar në të dhënat e raportit të fundit operativ që ka mbërritur në institucionin e Emergjencave Civile, Çako bën me dije se numërohen rreth 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat 50 banesa janë shkatërruar plotësisht. “Nga raporti i fundit operativ, rezulton që janë raportuar 1528 objekte të dëmtuara, nga të cilat janë shkatërruar plotësisht 50 banesa, kryesisht në zonat rurale, janë plasaritur rreth 160 pallate, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, 4 automjete. Mjetet u dëmtuan nga rënia e suvave dhe materialeve të ndryshme. Janë një sërë fshatrash të Durrësit, por edhe të Tiranës, Ndroqit, Vorës, Maminasit, ku banesat janë shkatërruar” tha ndër të tjera Çako. Tri tërmete të fuqishme tronditën vendin të shtunën, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Tërmeti me epiqendër në Detin Adriatik vetëm pak kilometra nga qyteti i Durrës ishte i një magnitude 5.8 të shkallës Richter dhe intensitet prej 7.5 ballësh. Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit, ku qytetarët kanë dalë menjëherë nga banesat në frikësuar duke qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë. Goditja e parë e tërmetit u pasua dhe nga disa të tjera me intensitetit më të ulët. E dyta ishte 10 minuta me pas, 5.3 ballë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ky është tërmeti më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër. Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit. Si pasojë e lëkundjeve sizmike, të paktën 105 persona mbetën të lënduar, si edhe u shënuan dëme të shumta materiale. Tërmetet vijuan edhe përgjatë ditës së djeshme, por me një intensitet gjithnjë e në ulje./Shekulli/

Share8Tweet

Related Posts

Sërish tërmet në Shqipëri!

October 24, 2021

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Shqipëri, dy mjekë procedohen penalisht!

May 9, 2021

Kosovarët për herë të dytë sivjet e ‘pushtojnë’ Shqipërinë, kolona të gjata në Rrugën e Kombit!

May 8, 2021

Një tërmet i fuqishëm para pak minutash ka goditur Durrësin!

January 26, 2021

Ku ishin e çka ishin shqiptarët përpara pushtimit osman?

August 31, 2020

Tërmet në Shqipëri, tundet Tirana!

June 8, 2020

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.