
Seanca e jashtëzakonshme për Rimëkëmbje Ekonomike, e thirrur me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emër të deputetëve nënshkrues ishte paraparë të nis në ora 10:00.
Por është Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e cila bëri të ditur se nuk ka kuorum për nisjen e kësaj seance, njofton Klan Kosova.
Kësisoj Osmani dha kohë edhe 30 minuta për t’u mbledhur në sallën e Kuvendit.
Deputetët parashihej që sot të mblidhen në sallë, për të provuar që për herë të shtatë të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, pjesë e të cilit është edhe tërheqja e mjeteve prej 10% të Trustit.