Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

Shteti që kurrë nuk e kuptoi dhimbjen e nënës!

July 20, 2020
4
SHARES
858
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Brikenda Rexhepi

1. Më shumë me dashuri se me dhimbje e shikonte fotografinë e bebes së saj fytyrërrumbullake të mbështjellë me të bardha gruaja që nga Spitali Gjinekologjik i Tetovës kishte dalë diku një javë më përpara. Ishte në të njëzetat dhe nënë për herë të parë.

Shkruan: Brikenda Rexhepi

Në bark, vendin nga ku ia kishin nxjerrë beben e kishte të mbështjellë me fashë. Lëkurën e zbehtë të fytyrës ishte përpjekur ta mbulonte me make-up, që nuk e kishte përhapur mirë anash. Përpiqej të jetonte në dimension tjetër. Me çdo kusht dëshironte të jepte dashuri nëne.

2. Ka qenë periudha kur shpresa ishte më e madhja në Kosovë. Një nënë mburrej me të birin që e kishte rritur e edukuar gjatë një epoke jo të lehtë. E kishte bërë gati një njeri të shkolluar e të ndershëm për t’i shërbyer vendit që sapo kishte hyrë në atë periudhë të shpresës. E dinte që përmes tij nuk do të mund të kalonte asnjë e keqe që do ta vriste shpresën. Sytë i rrezatojnë sot më shumë dashuri se dhimbje kur e shikon fotografinë e tij të diplomimit. Dashurinë e nënës e ka me bollëk. Nganjëherë duket se përpiqet të jetojë në dimension tjetër.

3. Një e bërtitur dhimbjeje dhe një shprehje e fytyrës e tillë që atë dhimbje të bënte për një moment ta ndiesh edhe vetë. Një vajzë diku 7-8 vjeçe. Lozonjare, ashtu siç dinë fëmijët të jenë në kënd të lojërave. Për një moment maica e saj e verdhë që përpara kishte një njëbrirësh me jela shumëngjyrëshe, në kurriz i bëhet e kuqe. Gjakoset derisa plot gëzim luante në vendin e dedikuar për shendin e fëmijëve.

***

Historia e re e Kosovës ka përplasur qytetarët e saj nëpër qoshe të dhimbshme. Në përjetime padrejtësish, nga ata dhe nga ne, të lëna zvarrë pa u zbardhur e pa u ndëshkuar – pa u zgjidhur që të mos ndodhin më. Në kohë lufte e në kohë paqeje, është nënçmuar dashuria e nënës. Dhe në një vend ku ajo bëhet e parëndësishme, çdo gjë tjetër ka vlerë edhe më pak. Ai vend nuk mund të ketë të ardhme.

Janë rreth 1 600 njerëz të zhdukur nga lufta në Kosovë. Personazhi simbol i ndjenjës, por edhe i shpërfilljes së saj është nëna Ferdonie. Ulur e vetme pranë tavolinës ku ajo ende i vendos pjatat në kohë dreke për fëmijët e saj të pagjetur, sytë i rrezatojnë dashuri më shumë se dhimbje. Ajo përpiqet të jetojë copëza dimensioni tjetër.

Realiteti për të dhemb më shumë kur nuk ka drejtësi. Kur burrat me kravata apo gratë pa to, me fatkeqësinë e saj bëjnë politikë. Të pasuksesshme. Nuk mund të fitosh asgjë kur bën pazar me dhimbjen e një nëne të shtetit që ti përfaqëson. As respekt nuk meriton. As vlerësim. As përshëndetje. As lëshim sysh.

Të enjten që shkoi të zhdukurve nëpër varrezat masive të pazbuluara iu lëkundën eshtrat sërish. Sikur çdoherë gjatë vitesh negociatash politike me Serbinë, edhe kjo valë nisi me të zhdukurit. Loja e njëjtë. Poshtërimi i njëjtë për nënën Ferdonie. Fëmijët e saj dhe të shumë nënave të tjera i rrëmbeu para 20 vjetësh politika e Beogradit përmes makinerisë ushtarake. Sot ata po i shfrytëzon po e njëjta politikë, por përmes përfaqësuesve të shtetit tonë. 20 vjet pas, ata u bënë mjeti i presidentit serb për t’i barasvlerësuar me serbët e zhvendosur nga Kosova, një pjesë e të cilëve dyshohet se kanë qenë edhe vetë të përfshirë në krime. Dhe duhet thënë “dyshohet”, sepse shteti i Kosovës kurrë nuk u përpoq që të sjellë drejtësi për të zhdukurit dhe viktimat e tjera të luftës në Kosovë. As për t’i numëruar viktimat, as për t’i llogaritur dëmet, as për t’i mbledhur dëshmitë, as për t’i identifikuar kryerësit, as për t’i dënuar ata.

Në valën e re të negociatave, presidenti serb instaloi një diskurs të ri në Bruksel – zëvendësoi togfjalëshin “të zhdukurit dhe të pagjeturit” me “të zhdukurit dhe të zhvendosurit”. Dhe sërish përfaqësuesit e shtetit tonë ishin aty për ta luajtur lojën e tij. Atë lojën që nuk mund ta fitojnë, jo veç pse është e tija, por sepse po shkelin mbi dhembjet e nënave.

1. Gruaja që përpiqej ta mbulonte fytyrën e zbehtë me make-up po intervistohej në kampin “Stankovec 1” në Shkup, në maj të vitit 1999. E kishin sjellë në kamp të refugjatëve pasi i ishte dhënë ndihma mjekësore për ta lindur foshnjën e saj. Një vajzuke me faqe të trasha e flokë të zinj. Shtatzënësinë e kishte çuar deri në muajin e nëntë, në kushte të rënda lufte. Ditën që i kishin dëbuar ajo me bashkëshortin dhe shumë të tjerë ishin nisur me një autobus drejt kufirit me Maqedoninë. Rrugës i kishte ndalur policia serbe. I kishte nxjerrë jashtë, legjitimuar e plaçkitur. I kishte urdhëruar të ktheheshin në autobus dhe të iknin. Gruan që po priste të bëhej nënë e kishin ndalur pak për t’ia dhënë një të goditur në bark me kondakun e pushkës. Bashkë me të tjerët e kishte vazhduar rrugën për në Maqedoni. Në Spitalin e Tetovës e kishte kuptuar se goditja kishte qenë fatale për vajzën e saj. Në foton që e shikonte me më shumë dashuri se dhimbje, nuk vërehej se bebja nuk ishte e gjallë. E kishin mbështjellë me të bardha dhe krejt çka dukej e pazakonshme ishte një mavijosje e theksuar në anën e majtë të ballit. Me sy të mbyllur dukej sikur po flinte. Nuk e di ku është kjo nënë sot, por jam e bindur se nuk ka paqe. Për të dhe nënën Ferdonie lufta do të përfundojë kur kriminelët të dënohen. Por ndëshkimi i krimeve të luftës nuk ka qenë asnjëherë përparësi e shtetit të ri të Kosovës.

2. Kur ushtria serbe u tërhoq, askush s’e kishte paramenduar se Kosova do të sulmohej nga brenda. Ideja ishte që lirinë do ta çmonim më shumë se cilido shtet tjetër i botës, ngase gjaku për të ishte i freskët. Nëna që mburrej me djalin e saj dhe ai vetë konsideronin që borxhi ndaj viktimave të luftës mund të kthehet veç nëse ndershëm ndërtohet e ardhmja. Edhe sot nëna mendon ashtu. Por kësaj radhe edhe për borxhin ndaj djalit të saj. Atentati ndaj tij nga vrasës profesionalë u përcoll me informata e dyshime që kurrë nuk u hetuan si duhet. Bëhej fjalë për zbulim dhe refuzim shërbimi të rrjeteve kriminale që kishin nisur të vinin bazat e keqpërdorimeve milionëshe e miliardëshe në Kosovë. Nëse dikush në vendin e tij të punës kishte synuar që ta korruptonte apo ta përfshinte në diçka të tillë, kishte zgjedhur personin më të gabuar. Dhe duke qenë i tillë, përbënte pengesë dhe mbase edhe rrezik. Andaj duhej eliminuar. Nëna e tij për dy dekada trokiti në dyert e të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe jo vetëm, në Kosovën së cilës besonte se duhej shërbyer ndershëm. Kërkonte zbardhje të rastit dhe ndëshkim të kriminelëve. Por, shteti i Kosovës nuk qe i gatshëm ta lante borxhin ndaj djalit të saj ashtu siç nuk ishte as ndaj viktimave të luftës. Edhe sot ndihet krenare dhe i qeshin sytë kur tregon e dëgjon për virtytet e të birit. Por shpirti i saj nuk është në paqe. Drejtësia asnjëherë nuk ka qenë prioriteti i Kosovës së pasluftës.

3. Nuk di ta përshkruaj fytyrën dhe as sytë e nënës së vajzës lozonjare, kur ia ka parë asaj kurrizin e gjakosur. Vajza ishte vetë te këndi i lojërave këtu në një lagje të Prishtinës. Bëhet fjalë për vitin 2020. Ia dha një vrap dhe u përkul për të kaluar nga njëra anë e konstruksionit metalik të lojërave për fëmijë në anën tjetër. Rrezikshmëria e mosmirëmbajtjes së këtij parku, ndonëse është raportuar, asnjëherë nuk e ka alarmuar askënd. Përveç, natyrisht para pak ditësh vajzën flokëgjatë dhe nënën e saj, kur lëkura e kurrizit iu shqye nga njëri prej pesë bulonash të ndryshkur që kishte dalë nga vendi. Edhe sot ato zgjaten si armë të ftohta kundër fëmijëve në mbrojtje të të cilëve do të duhej të ishin institucionet e Kosovës. Vajza iku me shpejtësi duke e mbajtur vajin, supozoj derisa ka mbërritur në shtëpi. Se si e ka përjetuar e ëma, veç mund ta paramendoj.

Sot Kosova flet për procese të mëdha integruese e politike e speciale, etj., por ky shtet asnjëherë, në asnjërën fazë të tij, nuk e ka kuptuar domethënien e dhimbjes së nënës. E ka trajtuar siç po e trajton akoma edhe sot, si humbje individuale të një gruaje, diku atje në shtëpinë e vet.

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021

Nga prodhimi i drogës tek spastrimet, ja cilat janë sekretet e Shokut Kim Jong-un!

October 15, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.